Infektimi i foshnjës me HIV/AIDS, Report Tv zbardh vendimin e Apelit: Prokuroria të nisë hetimet, s’analizoi në mënyrë të plotë kallëzimin

Prokuroria e Tiranës do të nis hetimet për rastin e infektimit me virusin HIV/AIDS të një foshnje më pak se një vjeç, prindërit e të cilit  bëjnë përgjegjëse strukturat spitalore për infektimin e djalit të  tyre. Një kallëzim penal i tyre për neglizhencë dhe shpërdorim detyre, për zvarritje të informacionit dhe mos kryerjen në kohë të hetimit nga autoritetet shëndetësore nuk u mor në konsideratë nga prokurori Saimir Hysa i cili vendosi mosfillimin e çështjes. Por më pas, të dy shkallët e gjyqësorit e kanë konsideruar të gabuar qëndrimin e tij.

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Apelit që Report Tv ka mundur të sigurojë detyrohet organi i akuzës që të nisë hetimet. Gjykata konstaton se akuza nuk ka shqyrtuar dhe analizuar në mënyrë të plotë të saktë, të gjithanshme kallëzimin penal të paraqitur nga prindërit e fëmijës së infektuar me Hiv brenda kufijve ligjor të shqyrtimit të tij. Nuk janë marr deklarime të hollësishme nga ana e kallëzuesve  dhe personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Nuk është marr mendimi i një eksperti  mjekoligjor në lidhje me gjendjen shëndetësore  të fëmijës, kohën kohën dhe vendin e mundshëm të infektimit me Hiv dhe respektimin  e protokolleve mjekësore. Nuk janë marr dhe administruar kopje të kartelave mjekësore spitalore të fëmijës dhe kopje të raportit epidemiologjik të kryer nga grupi i punës pranë ISHP-së.

Gjykata e Apelit, po ashtu u shpreh kundër prokurorit, duke theksuar se “nuk mund të vendosë mosfillimin e procedimit penal, me pretendime që nuk kanë mjaftueshmërisht një bazë ligjore”. Sipas Apelit, kur Gjykata lë disa detyra, organi i akuzës, për t’i kundërshtuar ato “duhet të pretendojë pamundësinë reale të marrjes së provave dhe nuk legjitimohet për të pretenduar nevojshmërinë apo jo të marrjes së këtyre provave”.

Gjykata vë në vemendje organit të akuzës se ka detyrimin të argumentojë konkluzionet e saj lidhur me mosekzistencën e faktit penal në çështjen që heton dhe këtë vendimmarrje ta bazojë në provat të cilat serviren nga palët  apo vetë ky organ ka pasur detyrimin për t’i marr, përndryshe nuk mundet të vendos pushimin e gjykimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë