Bota si shtëpia
San Paolo në shpirt

Bota si shtëpia<br />San Paolo në shpirt
Roger Crowley, në librin e tij “Rënia e Kostandinopulit  (1453), të cilin sapo e kam përfunduar së lexuari, përshkruan fundin e kryeqytetit të lashtë bizantin, natën tragjike të 29 majit të vitit 1453,e shoqëruar me grabitje dhe shkatërrime: një traumë  për Perëndimin.

Kjo ngjarje shënoi humbjen e krishtërimit dhe fundin e botës klasike. Pas pushtimit të qytetit bizantin, Sulltan Mehmeti i Dytë, ktheu Shën Sofinë në një xhami;  shpëtoi katër engjëjt roje nën kupolë, si homazh për shpirtrat e vendit" dhe krijoj një vend të ri multikulturor.

Autori rrëfen në detaje, së bashku me ngjarjet historike, shumë vende të rëndësishme të qytetit, në të cilën, në shekullin e katërt pas Krishtit, Konstandini kishte transferuar kryeqytetin e Perandorisë Romake. Mehmet i II-të  vdiq më 3 maj 1481 në afërsi të Gebze, në të njëjtin vend ku Hanibali kishte vdekur, "një tjetër aspirues për të pushtuar botën." Në epilogun e tregimit të rënies së Konstandinopojës, libri gjithashtu rishikon edhe "vendet pushuese”.
Kështu shkruan Annibale Formica, drejtor i Parkut Kombëtar të Pollinos, fotograf i vëmendshëm i fjalëve, mes ndodhive dhe imazheve që tregojnë historitë e vendit të tij, Basilicata dhe vendi i tij i origjinës, Shën Pali Shqiptar. Dhe çdo rrëfim, njohuri e historisë së njeriut, duket të jetë një pikënisje për të të treguar atë vend dhe po atë vend.

Një nga këto “vende pushimi", thotë Formica, e përshkruan Luis Sepulveda tek libri  "Përbërësit e një jete të pasioneve të  frikshme":
"Në një cep të Bergen-Belsen, pranë krematoriumeve, dikush -  nuk e di kush dhe kur - shkroi fjalët që janë themelore për shkrimet e mija,  burim i çdo gjëje që unë shkruaj.
Këto fjalë thonin, thonë dhe do të  vazhdojnë të thonë  për aq kohë sa ka njerëz të vendosur për të sakrifikuar kujtesën: "Unë kam qenë këtu dhe askush nuk do të tregojë historinë time".

Është e vërtetë. Nga disa vende të caktuara dalin  për mirë apo për keq, shpirti i atyre që i ka krijuar, jetuar,  përjetuar,  gëzuar apo vuajtur. "Materialiteti i tyre i lejon njeriut për të rifituar kuptimin dhe për të ruajtur marrëdhëniet e lashta me tokën, që, siq beson  Rudolf Steiner, është" puna më komplekse e artit që njeriu vazhdon të krijojë", dhe kështu sicc e përshkruan  Oscar Niemeyer, i mahnitur "nga kurba e lirë dhe sensuale që gjen  në malet e vendit të tij, në shtratet e lumenjve, në valët e oqeanit, në retë e qiellit dhe në trupin e gruas së preferuar", dhe në fund, në ftesën që bën  fotografi Sebastião Salgado, në Zanafillë, ... "për të ndryshuar stilin  tonë të jetës, për të respektuar më shumë natyrën  dhe çfarë na rrethon, për të fituar një harmoni të re."

Për drejtorin e Parkut, vende të tilla si ato të përshkruara në një revistë disa javë më parë si  gurët dhe akulli i malit Ararat, Arka e Noes, Anatolia Lindore, edhe pse nuk janë parë,  nganjëherë vetëm  studiuar  dhe  imagjinuar, i përkasin historisë së saj, edhe ajo më personale, sicc janë asetet e secilit prej vendeve dhe historia e Romës me monumentet e saj.

"Pas pushtimit, në 1453, të kryeqytetit  bizantin, Mehmeti II, në vitin 1464, pushtoi Morea, duke shkatërruar fragmentin e fundit evropian të Perandorisë Bizantine. Me vdekjen e udhëheqësit të madh Gjergj Kastriot Skëndërberg më 17 janar të vitit 1468, filloi eksodi i emigrantëve nga Shqipëria dhe Morea në Itali, ku  gjetën strehim tek komunitetet arbëreshe. Një nga këto vende, është Shën Pali Shqiptar, në Luginën e Sarmentos, vendi im".
Në kujtesën e tij duket e projektuar gjatë viteve, një hartë, në të cilën janë shënuar të gjitha vendet e banuara, vizituara,  imagjinuara, konceptuara, projektuara,studiuar, dëgjuar në tregimet që e kanë pasionuar dhe ende e përfshijë  me kujtimet dhe emocionet.

Shën Pali, shtëpia, Sarmento, shtrati i lumit, grumbulli i madh i gurëve, lugina, janë vende ku ai ka gjithmonë ëndërruar dhe ku, çdo ditë, merr kohë për të marrë frymë, për të qetësuar pasionet dhe ccliruar mendjen nga obsesionet.
Këtu gjen  trashëgiminë e etërve, barinjve, fermerëve, punëtorëve, artizanëve, mbledhur me pasion të palodhur, dhe shumë emigrantë në vende të largëta dhe të panjohura.
Këtu janë gjurmët e  rrënjëve të tij,  shenjat e identitetit të tij, Pollino,  vendi i ambicieve dhe iluzioneve të tij.

Këtu ju mund të dëgjoni “thirrjen e Itakës", si në poezinë e Konstandin Kavafis: një poemë ku udhëtimi është destinacioni në një kohë. Në këtë rrugë, mes shtëpive, rrugicave, shesheve, lagjeve, fushave, kopshteve, këngëve dhe peizazheve, ushqen shpresën të qëndrojë dhe të takohet çdo ditë me njerëz dhe me të cilën ai ka shumë të përbashkëta.
Këto janë vendet të dëshmive të formimit të tij njerëzor dhe kulturor dhe paradigmave me të cilat mund të ruajë akoma sensin e shoqërisë fshatare, në të cilën bashkësia e vogël edhe pse  ka pësuar një rënie demografike, regression të fortë shoqëror, ekonomik dhe kulturor tenton të zgjerojë vizionin e botës, aspiratat kulturore dhe historinë e tyre të ardhshme.

Diku tjetër më parë ishte përtej hapësirave të ngushta të vendit; përtej hapësirave të shënuara nga prania dhe braktisja, nga kujtesa e së shkuarës dhe së ardhmes që ende pret: në ato hapësira ku është ruajtur identiteti si të atyre që qëndrojnë si dhe të atyre që largohen, t cilët marrin Itakën në zemër.
"Sot gjetkë është pikërisht këtu", ku ai mund të marr frymë, me një frymë, shpirtin e historisë dhe përvojës së tij, ajrin e natyrës, pemëve, barërave, gjinestrës, dëllinjave, e banxhurnës, dhe shkëmbinjve prej lave të Timpa Pietrasasso".

Ky vend fizik,  kujtuar  dhe rrëfyer,  shpjegon kuptimin e gërshetimit mijëvjeccar mes  realitetit material në dispozicion të njeriut që e përjeton, e formon,  dhe krijon peizazhin, dhe "historia e ngjarjeve" gjatë shekujve, të cilat ruhen në memorien e njohurive të tyre dhe mënyrën për të kuptuar dhe shikuar, formuar me parime, vlera, rregulla, edukim i marrë nga kultura e vendit dhe banorët të saj.
Me kohën, përfundon, drejtori i Parkut,  në këto vende shkoj duke bërë kalendarin e historisë sime familjare të së kaluarës dhe të tashmes,  një cikël të ngjarjeve që sjellin jetë brezit të ri dhe stinëve  të reja të ndjenave, në një tjetër mënyrë për të kultivuar dashuritë dhe në një vend tjetër, ku ndërtohet  shtëpia dhe familja.

Në kalendar është shënuar data dhe vendi i djepit të pare të një krijesë të re, në ishullin Tiberina, ardhur në jetë për të bërë krenar mirësinë e një dashurie që rritet dhe pasurohet me ndjenja që për mua, për moshën time jo të re, ata bëhen më të fortë, më të kultivuara e më të qeta.
Dhe mendoj me melankoli, por i magjepsur,  në hijeshinë e Shopenit, i cili kishte si shtëpi botën por në shpirt Poloninë".

PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE

Jeta për shpi, Shën Paljin te zëmëra

Rrënja  vendeve të shkretë: një  mall çë të heljq shpirtin
 Roger Crowley në La caduta di Costantinopoli çe gati rrita së diuvasuri flet për atë natë e zezë e 29 majt 1453 kur   Kostantinopoli pësoi pisën me dëme të fortë, klje djegur e ra ndën turqit: një traum për Oçidentin. Sinjarti fundin e kishtersisë dhe e jetës klasike. Sultani, Mehmet i Dyti, pas çë e zu çitatën, ndroi kljisën e Shën Sofisë në moske; salvoi katër anxhulj “si rriall për shpirtrat e vendit”. E atje ljeu një interkulturë e re. Autori shkruan, bashkë me të tjerët evende , për të  gjithë ata lloke të çitatës pljot storje e bukuri çë kostantini, në sekullin i katërt, bëri kapitale e Imperit Roman.  Mehmeti vdiq në tretën e majit 1481 afër Gebze, atje ku vdiq edhe Anibale “njatër kondotier çë doi  të mirrë jetën e  tërezë”.  Në fundin e librit  janë të shkruarë njeri pas jetrit edhe “ vende pushimi”.

Kështu shkruan Annibale Formica, direturi  i Parkut Puljin, fotograf i “ fjaljevet”, ndëpër storje e i imaxhëna çë i rrëfiejën vendet e  tij, Bazilikatën  e, më se gjithë katundin , Shën Palji i Aljbëreshve. E çdo vjen e xë, çë vizitatar ose çdo diuvas ia jep spundin të fljas për atë  vend  e për atë katund.
 Një ndër këta “vende pushimi” e kuljton Luis Sepulveda tek libri i tij, “Ingredienti di una vita di formidabili passioni” ku shkruan: “Tek një anë e Bergen-Belsen, afër furret krematorë, ndonjëri- nëk di as kush e  as kur- shkruajti disa fjaljë çë janë a baze për artën e të shkruarit tim. Ato fjaljë thoin, thonë e do të thenë: - U ljeva këtu e mosnjëri do te rrëfienj storjen time.-

Ka këta vende  delj, tek e mira e tek e ljiga, shpirti i atij çë i kriarti, i rroi, i gudhirti e i patirti. Materialitata e këtyre lloke  e ljëshon njerin ti marr vesh senxit e tyre e të mbarë fort ljidhjen e ljashtë me dhen, çë si e pënxon Rudolf Steiner është “ një operë artje më e ngatarrjer çë njeriu mënd plazmar” e  ashtu si e rrëfien   Oscar Niemeyeri “ atë kurvë sensuale çë  gjënj mbi maljet e patries sime, tek gjërprinjt e ljumëvnjvet të mi, mbi suvaljat e oçeanit, tek ret e qiellëzës e tek kurmi i gruas sime”. Ashtu  si thot edhe fotografi Sebastião Salgado: “..të ndronjëm  stile  di vita, të qellemi me rispjet prej naturës e armonisë  së saj”.

 Për Annibale Formica, vende si ata çë diuvasi tek një rivistë, me  reportazhe turizmi,  si malji Ararat, Arka e Noeut e  Anatolia Orientale janë lloke çë, sadomos s’pa maj o vetëm studhjartur, marrën pjesë te storja e  jetës  personale, ashtu si  janë petk i nganjë nesh storja e Romës me monumendet  e saj.
Mehmeti i Dytë pas çë në 1453 kish marrë kapitalën Kostantinopoli, në 1456 shkelji Moren e skatërroi  të ljurtëmën copëz e imperit bizantin e pas mortjen e Skënderbeut, 17 janarit 1468, zu fill migraciuna e aljbëreshvet ka Albania e ka Morea drejt ‘Talies, ku gjen ku të zëin vend . Një ndër këta vende, tek Valsarmendi,  është Shën Palji i Aljbëreshve me toponomastikën e tij, si ruga More, qaca Koronevet e qaca Skënderbeut.

I mba mend, me vitrat çë shkuan, si tek një mapë, të gjithë këta lloke çë rroi,  përpoqi,  njohu pënxoi, studhjarti e gjegji tek përrallazit çë tue kuljtuar i rrëmbenjën  zëmërën adhe. Shën Palji, katundi i tij, shpia, ata grumbiljt gurësh të ljumit Sarment  janë lloke ku çdo herë ëndri syhapt, e ku, nga ditë, e merr monin për te shuanj zjarrin e shpirtit e për te qetësohet. Ketu gjën petkun e prindëve, e pekurarëve, e artxhanve, e atyre çë dirsinjën bukën jasht; një petk i shtuar me mallin e gjall të  rrënjavet e me migraciuna pafund drejt vendeve largu e  të panjohurë.

Këtu gjënden gjurmet e rrënjavet , senjet e identitatës :” kush isha, kuah jam e kush do të jemë; këtu gjënj Puljinin, deshirat e ilusionet e mia”. Këtu   ndiejti “Il richiamo di Itaca”, ajo Itaka e poezisë së Kostantin Kavafisit çë fljet për sa e gljatë është udha e “ meta” e saj është vet të ecurit. Këtu në mest shpi, ruga, sheshe, gjituni, ara, kopshte, udhë jashtje e peizaxhe ai ka spërënzën të rrier “ ndë udhë” e të përpjek ngaditë  gjindjen çë njohu e me kë ka shumë kunde së bashku. Janë vende ku  grumbullohen fjaljat me të çiljat u rrit e u istruir, paradigme me të çiljet e ruan adhe senxin  e kulturës paizane, senxin e të uljurit dielli e “dell’altrove” ku katundi i vogelj zu vend, sod i mbllym, me një demografi e një ekonomi  çë uljen pabes, e tentar, megjithë atë, ti hapenj   orizontet  e storjen e tij. ”L’altrove” çë , më parë, ish largu katundit çë ndihej i ngusht, mb’atë anë atyre rugave të shkreta çë i fljasën, i kuljton jetën çë shkoi e çë do të vinj: tek ata vende ku ruhet identitata i atij çë qëndron e i atij çë iken e qelen Itakën e tij te zëmëra.

“Sod ky “altrove” është më vertet këtu, thot Annibale, ku u’ mënd të marr frymë të heljq thell , menjëherë, shpirtin e storjes çë rrova e çë rronj, ajrin e natyrës, e ljisëvet, e spartavet, e barit, e ljuljevet, e banxhurnës, e mëllagës, e suljës çë në moin e majit nguqen dherat, e ajrin borës çë sbardhen ka maljet e Puljinit (Serra Dolcedorme e Serra Crispo) e ka shkëmbi i Petrasasit”.
Ky vend fizik çë shumë herë kuljton e rrëfien, spiegar senxin çë ljidhen realitatën materiale çë njeriu plazmaren me storien e evendevet çë ruhen tek memoria e gjithë atë çë kjo jetë e vërtet i mësoi, ashtu si e ndien, si e sheh, e bërë me prinçipe, me vljera, me rregulla për të sillesh bukur, çë vinjen ka kultura e njerzvet e vendit të tij.

“Me motin çë shkon tek këta lloke vete tue bërë kalendarin e stories së fëmiljës sime, atë e djeshme e atë e sotme, e mbushur më evendet çë japën frymë generaciunave të rea me amure të ndryshe e vende të ndrishe e me te çiljet stiset një shpi e një fëmiljë e re”.
Tek kalendari është sinjartur  ninulja  e një kriaturi  i sapoljer çë e mbljon dhe e bëgan me sentimende,  e, për direturin tënë, çë s’është më aq  i ri, këta semtimende bëhen më të tresh, më të ndëndur, më të maturartur, më të qetësuar...“E pënxonj me mall, po i rrëmbier, magjinë e Chopenit, çë kish jetën për shpi e Polonien te shpirti”.
Shën Palji i Aljbëreshve, 28 llunarit 2013.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin