Sot në emisionin Botëroi +  në Report Tv, u diskutua për ndeshjen Francë-Argjentinë ku kjo e fundit u eliminua nga ky Botëror. E ftuara speciale për sot në emision ishte ekspertja e Çështjeve të Integrimit, Arnisa Telepija. Ajo shprehet e surprizuar nga skuadra e Francës në ndeshjen e sotme.

Francë-Argjentinë

Arnisa Telepija: Francën e ndjek, më çudit çdo herë e më shumë, është shumë dimensionale.E organizuar mirë, lojtarët në një marrëdhënie të mirë me trajnerin. Ka disa qendra graviteti, në kontrast me Argjentinën që është e varur nga Messi dhe Di Maria.

Messi gjithmonë ka qenë i preferuari im. CR7 i jashtëzakonshëm, është profesionist, por është njerëzor, te Messi kam parë gjëra të jashtëzakonshme.

Karriqi : Griezmann është dydimensional. Argjentina më e dobët se 4 vite më parë.

Mikela: Ndeshja u zgjidh nga Mbappe. Është i jashtëzakonshëm. Parametra të jashtëzakonshme.  Te Argjentina efekti i ëndrrës me fiksimin.