Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Kaliningrad

Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Kaliningrad

Kaliningradi është unaza e munguar e Europës Balltike, kurse Botërori rus është për qytetin një mundësi e re për të dalë nga harresa, e cila ka karakterizuar pesëdhjetë vitet e fundit të ish-kryeqytetin prusian. Kaliningradi është një përmbledhje e rëndësishme e historisë dhe e kulturës evropiane, por qyteti është i mbyllur brenda imagjinatës së përbashkët, në një pozitë margjinale, nga e cila është e vështirë të shërohet. Ndërkohë që na zbavit me arkitekturën mbretërore dhe kulturën kozmopolite evropiane, Kaliningradi mbart më shumë se një aromë- ai është i këndshëm, i zbutur nga parqet e gjelbëruar, enklavat historike të rivitalizuara, muzetë e jashtëzakonshëm dhe artizanët e apasionuar.

“Arena Baltika”

I ndërtuar për Kupën Botërore, në ishullin Aktja Bruski, në zemër të qytetit të Kantit dhe në shtëpinë e dytë të Wagner, “Arena Baltika”  është një objekt polifunksional me kapacitet 35 000 vende dhe me fushe bari. Karakteristikë e fasadës së stadiumit është tonaliteti blu dhe i bardhe, ngjyrat e zakonshme të rivieres balltike. “Arena Baltika”, e njohur zakonisht si “Stadiumi Kaliningradit”, fillimisht u projektua për të mbartur 45,000 spektatorë, por pas falimentimit te ndertuesit  moskovit,  kapaciteti u zvogelua me 10 000 spektatore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë