Faqet e mëdha u tallën duke bërë meme, FSHF shtyn ndeshjet për shkak të stadiumeve skandaloze

Faqet e mëdha u tallën duke bërë meme, FSHF shtyn ndeshjet për shkak të stadiumeve skandaloze

Foto nga ndeshja Përmeti-Labëria

Për shkak të stadiumeve skandaloze Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shtyjë ndeshjet e Katgorisë së Parë dhe të dytë. Sipas federatës shkak janë bërë rreshjet e shumta të shiut në të gjithë territorin. Vetëm një javë më parë terrenet e stadiumeve shqiptare të mbuluara nga uji u bënë objekt talleje nga faqet më të njohura në botë në rrjetet sociale.

“Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollin dëshiron të njoftojë klubet, tifozët dhe opinionin publik se për shkak të problemeve të krijuara nga moti me reshje të shumta në të gjithë territorin e vendit, java e 11-të e Kategorisë së Dytë do të spostohet për fundjavën e ardhshme. Gjithashtu, ndryshime ka edhe në kalendarin e Kategorisë së Parë, me ndeshjet e javës që spostohen për tu luajtur ditën e martë. Ky vendim është marrë për të ruajtur cilësinë e garës duke parë situatën e motit,”-thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja