Moska, kryeqyteti i Rusisë, është një mundësi e shkëlqyer për dashamirësit e futbollit për të admiruar kishat, muzetë dhe galeritë e mrekullueshme të veshura me art dhe histori.
Sot Moska, pavarësisht gjithckaje, është një qytet kozmopolit dhe vazhdimisht në rritje. Që nga rënia e “Perdes së Hekurt”, qindra mijëra turistë vizitojnë çdo vit qytetin, për të admiruar trashëgiminë e pasur historike, artistike dhe kulturore.
Moska ka një popullsi prej 11 milion banorë dhe ka përqëndrimin më të madhe të miliardereve. Ajo është plotesisht moderne dhe e veshur me një frymë europiane.
Moska ka bërë jehon me letërsinë e saj, tragjeditë, inovacionin, revolucionin letrar dhe atë politik, nacional dhe ndërkombetar.
Moska është një ndër historitë e mëdha dhe epike të botës, me saga që ndryshuan fatin e botes dhe me tregime të vogla njerëzish të thjeshtë.
Luzhniki Arena
Ky eshte nje nga stadiumet ku ekipet e Botërorit do të mundohen të lenë shenjën e tyre. Bëhet fjalë për “Luzhniki Arena”, në brigjet e lumit të Moskës. Stadiumi i vjetër u ndërtua në vitin 1956 dhe u pagëzua me emrin “Lenin”. Më pas, arenë kombëtare, në vitin 1992 ai u riemërua “Luzhniki”, dhe per shumë kohë ka qënë shtëpi për tre klubet e kryeqytetit - “Seska”, “Spartak” dhe “Torpedo”. Stadiumi me kolonata qe i ngjajnë “Koloseut”, sot pas rikonstruksionit ka nje kapacitet prej 80 000 spektatorësh.
Otkrytje Arena
Një tjetër stadium i Moskës që do të presë disa nga ndeshjet e Kupës së Botës është “Otkrytje Arena”. I inauguruar në vitin 2014, stadiumi ka një kapacitet prej 45 000 vendesh dhe është “shtepia e re” për “Spartakun e Moskes”, klubi më i suksesshëm rus i futbollit. “Spartaku”, qe në këtë stadium ka bërë histori, ka nisur të vishet me aromen e festës dhe pret me padurim miqtë e rinj nga të katër anët e botës.
Rreth stadiumit sportdashesit do të kenë mundësi të vizitojnë një seri atraksionesh në vepra arti, më kryesori, “Gladiatori”, symbol I Klubit “Spartak”.