Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Niizhny Novgrad

Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Niizhny Novgrad

I ulur aty ku bashkohen lumenjte Vollga dhe Oka, Njizhni Novgrad u themelua fillimisht si një fortesë e shek të 13. Nga viti 1932 deri në vitin vitin 1991, qyteti mbante për emër atë të shkrimtarit të madh rus, Maksim Gorki. Sot qyteti vazhdon të jetë një qëndër politike, ekonomike, shkencore dhe kulturore e Rusisë dhe një nga rrugët kryesore lumore turistike. Pasuri të qytetit janë 600 monumentet , 2000 statujat, 200 muzet e artit, njerëzit e qetë dhe miqësor, artizanët dhe jeta kulturore dhe artistike.

“Nizhny Novgorod Arena”

Stadiumi i ri për Kupën e botes i Nizhny Novgorod, është ndërtuar në zonën historike të njohur si Spit, aty ku bashkohen dy lumenjte e mëdhenj, Vollga dhe Oka. Dizajni i stadiumit ndjek stilin klasik. Impianti i ri sportive i qytetit ka kapacitet 45.000 vendesh dhe u inauguruar ne vitin 2018. Fasada e stadiumit është e mbuluar nga një membranë transparente. Mbulesa metalike e stadiumit peshon mbi 11,000 ton dhe I jep arenës një pamje massive. Sipërfaqja totale e projektuar e ndërtesës së stadiumit është 128 000 m² dhe ndërtimi ka kushtuar  18 miliardë rubla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike