Rostov-on-Don, qyteti i më shumë se 1 milion banoreve, pjesë e Rusisë jugore europiane, shtrihet buzë lumit Don. Për shkak të pozitës së tij të veçantë gjeografike, ai ka qenë gjithmonë një territor ku jetojnë së bashku popuj të ndryshëm, si dhe një kryqëzim i rëndësishëm komercial dhe infrastrukturor i trafikun ajror, hekurudhor, lumor dhe detar. Për këto arsye, nga shumë njihet dhe me nofken "Porta e Kaukazit". Rostov është një qendër e mrekullueshme kulturore, me muze dhe teatro.
“Arena Rostov”
Nuk është rastesi pse Rostov u zgjodh të ishte qytet i Boterorit të Rusisë- stadiumi i tij gjendet në zonën më të madhe urbane, me oferta të larta turistike. “Arena Rostov’ ka kapacitet prej 45 mijë vendesh. Ndërtimi i stadiumit nisi në vitin 2014. Në mars të vitit 2015, projekti i stadiumit u rishikua, duke ulur koston e ndërtimit në 3 miliardë rubla. Viti 2017 shënoi fazen përfundimtare të ndërtimit të stadiumit.