Samara, një prej platformave futbollistike të Boterorit 2018,është i vendosur në rajonin e Vollgës, buze lumit me të njëjtin emër. Ai renditet i gjashti ndër qytetet rus përsa i përket numrit të banorëve. Një nga karakteristikat e veçanta të Samara është përzierja e saj etnike. Këtu jetojnë rusë, tatarë, ukrainas, moldav, armen, azerbaixhian, izbek, dhe shumë etni të tjera. Samara sot mburret me të shkuarën e vet, me kujtimet e periudhës sovjetike e sidomos me kohën kur qyteti ishte i rëndesishëm në mënyrë të veçantë për fabrikat e aviacionit. Ndërsa e shkuara ende jeton në statuja dhe nostalgji, duket se vitet e kanë ndryshuar qytetin. Era e re ndihet thuajse kudo, por sidomos te të rinjtë. Ata janë plot shpresë se paskesaj, ditë më të mira do të vijnë.
“Samara Arena”
Në vitin 2014 Presidenti rusi Putin vuri gurin e themelit të stadiumit të ri të Samara, mikpritës I ndeshjeve të Kupës së Botës. Projekti i impiantit është vepra e studjos arkitektonike gjermane XHI.EM.PI kurse ndërtimi iu besua një firme ruse. Stadiumi u projektua të ishte një gjysmë sfere kristali që aludon me një objekt hapsinor . Tipari dallues i “Samara Arena” është kupola që përfshin një structure 330 m, me lartësi 65 metra. Stadiumi nje kapacitet prej 45 mije vendesh dhe ka kushtuar 195 milion euro.