Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Soçi

Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Soçi

Soçi buzë Detit të Zi, më i madhi destinacion i sporteve dimëror, është një tjetër qytet i Rusisë që do të pres disa nga ndeshjet e Boterorit. Soçi është qyteti i monumenteve historik, i kishave të veshura me art dhe ar, i pallateve perandorak dhe jetës së buzëqeshur. Malet imponues janë destinacion i preferuar për të apasionuarit me skitë. Fal klimës subtropikale, qyteti ofron plazhe të mëdhenj në shtrirje, që e bëjnë ate, një tjetër çeleës hyrës për në rivieren ruse.

"Fisht Olympic Stadium"

Falë urbanizimit sportive, për shkak të Lojrave Olimpike të vitit 2014, Soçi është qyteti me bollëk mbreslënes arenash sportive. Në qënder të Parkut Olimpik ngrihet  “Fisht Stadium” . Stadiumi i Soçi u projektua ti ngjajë një guaske dhe është simbol i artit “Feberg”.  Fasada dhe kulmi kanë siperfaqe të qelqta me qëllim që të reflektojnë rrezet e diellit gjatë ditës.  Projekti përfundimtar i “Fisht”, u prezantua në shtator të vitit 2009. Kostoja e tij ishte 63.5 milionë dollarë. Në muajin tetor të vitit 2013, Banka Qendrore e Rusisë hodhi në qarkullim një kartmonedhë përkujtimore prej 100 Rubla, në të cilën ishte i stampuar “Fisht Arena”. Me kapacitet prej 48 000 spaktatorësh dhe me fushë bari, “Fisht” është nje nga stadiumet ku do të zhvillohen disa nga ndeshjet e Boterorit 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat