Anglia bën debutimin sonte në mbrëmje në orën 20:00 në Volgograd ndaj Tunizisë në ndeshjen e vlefshme për grupin G. "Tre luanët" luajnë Botërorin e 15-të në histori por shpesh herë kanë zhgënjyer përveç fitores në vitin 1966.
Skuadra e Gareth Southgate është plot me lojtarë të rinj dhe e udhëhequr nga kapiteni Harry Kane. Tunizia për herë të pestë në Rusi do të luajë në një Botëror por kurrë nuk ka kaluar fazën e grupeve. Mes Anglisë dhe Tunizisë ekziston një precedent në Botërorin e 1998-të ku Anglia fitoi 2-0.
Trajneri Gareth Southgate analizon situatën në skuadër në prag të debutimit: “Historia na mëson atë se çfarë duhet të bëjmë në Rusi dhe kemi mësuar nga e kaluara". "Jemi një grup me lojtarë të rinj që kanë të ardhme të sigurtë dhe do të bëjmë të pamundurën për të mos zhgënjyer tifozët tanë”, e mbyll tekniku i Tre Luanëve.
Ndërkaq kapiteni i anglezëve Harry Kane mezi prêt të debutojë dhe të bëjë krenar tifozët ishullor.
Komento