Botërori 2018/Ja sa do të kushtojë ora e personalizuar e arbitrave

Botërori 2018/Ja sa do të kushtojë ora e personalizuar e arbitrave

Ora e arbitrave të botërorit 2018

Ashtu si pothuajse të gjitha skuadrat kanë zbarkuar në Rusi ku do të zhvillohet Botërori, edhe skuadra e arbitrave ka zbarkuar në Moskë. Ata do të kenë qendrën e grumbullimit në kryeqytetin rus, nga ku do të kryejnë edhe përgatitjet e tyre për ndeshjet e rëndësishme që do të kenë përgjatë gjithë muajit qershor dhe fillimin e korrikut.

Bie në sy mungesa e treshes nga kampionati anglez. FIFA për herë të parë nuk ka nominuar asnjë arbitër nga Anglia, pasi ishte përzgjedhur Mark Klatenburg, ky i fundit ka refuzuar të shkojë në Rusi, pasi kërkon t’i përkushtohet aventurës së tij të re në Qatar ku ndodhet prej një viti.

Dje njerëzit që do të vënë drejtësi në ndeshje, kanë zhvilluar një seancë stërvitore dhe testi fizik ku kanë kaluar të gjithë, më pas ka qenë prezantimi dhe takimi me krerët më të lartë të organizatës më të madhe të botës për futboll. Kjo përgatitje do të pasohet nga seminare të ndryshme ku do të shpjegohet edhe përdorimi i sistemit “VAR”. Në fakt është hera e parë që ky sistem do të përdoret në një turne të tillë.

Presidenti i FIFAS ka qenë optimist për këtë nismë, duke u shprehur se ndihma e teknologjisë gjatë ndeshjes do të minimizonte në maksimum gabimet njerëzore të arbitrave, duke mos i lejuar ata të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes.

Arbitrat do të mbajnë në dorë një orë të personalizuar të markës “Hublot” që kushton përafërsisht 5000 euro secila dhe të llogarisësh 99 arbitra, (36 kryesorë) dhe (63 asistentë) shkon në 495.000 totali. Bashkë me ta në Moskë do të jetë edhe Masimo Busaka, zvicerani është prej kohësh shefi i arbitrave në FIFA dhe është përgjegjës për caktimin e tyre, i ndihmuar edhe nga Pier Luixhi Kolina.


Ora e arbitrave të botërorit 2018

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Në Rusi janë të sigurt, Sylvinho fton Mirlind Dakun në Euro 2024

Në Rusi janë të sigurt, Sylvinho fton Mirlind Dakun në Euro 2024