Botërori 2018/Peru-Danimarkë, sfida përcaktuese për vendin e dytë në Grupin C

Botërori 2018/Peru-Danimarkë, sfida përcaktuese për vendin e dytë në Grupin C

Peru-Danimarkë

Peruja dhe Danimarka kur të përballen sot në orën 18:00 në Saransk do ta kenë për herë të parë. Amerikano jugorët rikthehehn të luajnë një Kupe Bote pas 36 vitesh ndërsa Danimarka luan Botërorin e pestë në historinë e saj.

Peruja pritet të luajë me skemën 4-2-3-1 ku në dyshim është prania apo jo e sulmuesit Paolo Guerrero për të cilin trajneri i Perusë Ricardo Gareca thotë se është gati ndërsa nga Danimarka më shumë i trembet mesfushorit Eriksen: “Eriksen është lojtari më I mirë tek kundërshtarët por ata kanë edhe lojtarë të tjerë cilësorë. Prania e Guerreros për ne do jetë shumë positive por ne së pari duhet duhet të mendojmë si skuadër“, përfundon Gareca.

Në kampin e Danimarkës nuk ka shumë dyshime dhe duket se formacioni është në mendjen e trajnerit. Age Hareide drejtuesi i ekipit nordik flet në prag të duelit me Danimarkën: "Në Botëror ka edhe presion sepse të shohin të gjithë por ne kemi lojtarë me eksperiencë".

Peruja është një skuadër e mirë dhe mbi të gjithatë sulmuesi Guerrero është një forcë e shtuar për ta. Peru-Danimarkë luhet në orën 18:00 në Mordovia Arena në Saransk. Skaudrat së bashku me Australinë do luftojnë për të kapur vendin e dytë në grup ku Franca shihet favoritja për ta fituar grupin C.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy