Kroacia luan sonte një ndeshje shumë delikate, që do të përcaktojë shumë fatin e tyre në këtë Botëror. Ballkanasit në ndeshjen e fundit të grupit kanë përballë Ganën, që ka siguruar kualifikimin në 1/16 dhe që në ndeshjen e dytë në grup barazuan 0-0 kundër Anglinë. Kroacia aktualisht renditet e dytë me 3 pikë, 1 më pak se Gana e vendit të dytë dhe po aq nga Anglia e vendit të parë, por nëse humbet shanset janë të mëdha që të eliminohet. Një pikë do t'i kualifikonte me siguri në vendin e tretë, ndërsa fitorja u jep mundësi për vendin e dytë.

Dueli tjetër i grupi L, po në orën 23:00 është mes Panamasë së vendit të fundit dhe Anglisë që ka 4 pikë. ‘Tre luanët’ kryesojnë grupin aktualisht, por sonte kërkojnë fitoren për të ruajtur pozicion. Përballë kanë të vetmin ekip që këtë Botëror nuk kanë realizuar asnjë gol.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.