SHBA - Grupi L i Kupës së Botës 2026 mbylli llogaritë e tre ndeshjeve në grupe. Anglia fitoi 0-2 kundër Panamasë dhe kalon në fazën e 1/16-ave si vendi i parë, ndërsa Kroacia fitoi 2-1 kundër Ganës. Ballkanasit kalojnë më tej si vendi i dytë, por edhe afrikanët janë kualifikuar. Panamaja me zero pikë eliminohet.

Në 'MetLife Stadium' të New Jerseyt, Anglia fitoi 0-2 kundër Panamasë në një ndeshje të kontrolluar nga 'Tre Luanët', paçka se pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Goli i parë për anglezët u shënua në minutën e 62-të nga Jude Bellingham, kjo pas asistit të Bukayo Saka. Pesë minuta më vonë Bellingham asistoi për Harry Kane, me kapitenin e Anglisë që 'vulosi' fitoren dhe shënoi një gol rekordesh. Me 11 gola të shënuar në historinë e Kupës së Botës, ai bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë në këtë turne, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Gary Lineker me 10 gola. Kane po kalon sezonin më të mirë në karrierë, pasi me Bayernin dhe kombëtaren ka shënuar 70 gola.

Në Philadelphia, Kroacia fitoi 2-1 kundër Ganës në një ndeshje shumë të bukur, me raste dhe ritëm të lartë. Kroatët kaluan në epërsi pas 31 minutave lojë me golin e Petar Sucic duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në minutën e 73-të afrikanët barazuan me një gol të bukur nga Luckassen, por dhjetë minuta më vonë ishte Nikola Vlasic që riktheu në epërsi 2-1 ballkanasit pas asistit të Luka Modric. Veterani 40-vjeçar bëhet futbollisti më i vjetër i regjistruar që asiston në një Kupë Bote.

Përmbledhje:

Kombëtaret e kualifikuara deri tani në raundin e 1/16-ave: Meksika, Afrika e Jugut, Zvicra, Kanadaja, Bosnje Hercegovina, Brazili, Maroku, SHBA-ja, Australia, Paraguai, Gjermania, Bregu i Fildishtë, Ekuadori, Holanda, Japonia, Suedia, Egjipti, Spanja, Kepi i Gjelbër, Franca, Norvegjia, Argjentina, Kolumbia, Portugalia, Anglia, Kroacia, Gana, Belgjika, Egjipti.

Kombëtaret e eliminuara deri tani: Haiti, Turqia, Tunizia, Jordania, Panamaja, Katari, Çekia, Kuraçao, Uruguai, Arabia Saudite, Irak, Zelanda e Re, Skocia.

Ndeshjet e fazës së 1/16-ave deri tani: Afrika e Jugut - Kanada, Brazil - Japoni, Holandë - Marok, SHBA - Bosnjë Hercegovinë, Bregu i Fildishtë - Norvegji, Argjentinë - Kepi i Gjelbër, Francë - Suedi, Gjermani - Paraguai, Australi - Egjipt, Meksikë - Ekuador.

Renditja në Grupin L:

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.