SHBA - Mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare u zhvilluan dy sfidat e fundit në Grupin K të Kupës së Botës 2026. Kolumbia barazoi 0-0 kundër Portugalisë, ndërsa Republika Demokratike e Kongos përmbysi 3-1 Uzbekistanin. Pas këtyre sfidave Kolumbia mban vendin e parë me shtatë pikë, ndjekur nga Portugalia me pesë pikë, Kongo me katër pikë dhe në fund Uzbekistani me zero pikë. Kolumbia, Portugalia dhe Kongo kalojnë në fazën me eliminim direkt.
Përballjet në fazën e 1/16 për këto skuadra do të jenë: Portugali - Kroaci, Kolumbi - Ganë, Angli - RD Kongos.
Në Atlanta, Kongo përmbysi 3-1 Uzbekistanin. Këta të fundit kaluan në epërsi pas dhjetë minutash lojë me Shumurodov, por në pjesën e dytë Kongo përmbysi me dopietën e Wissa dhe goliin e Mayele. Kongo shkruan historinë pasi për herë të parë do të luajë në fazën me eliminim direkt të një Kupe Bote. Kundërshtari i tyre do të jetë Anglia.
Përmbledhje:
Kombëtaret e kualifikuara deri tani në raundin e 1/16-ave: Meksika, Afrika e Jugut, Zvicra, Kanadaja, Bosnje Hercegovina, Brazili, Maroku, SHBA-ja, Australia, Paraguai, Gjermania, Bregu i Fildishtë, Ekuadori, Holanda, Japonia, Suedia, Egjipti, Spanja, Kepi i Gjelbër, Franca, Norvegjia, Argjentina, Kolumbia, Portugalia, Anglia, Kroacia, Gana, Belgjika, Kongo, Senegali.
Kombëtaret e eliminuara deri tani: Haiti, Turqia, Tunizia, Jordania, Panamaja, Katari, Çekia, Kuraçao, Uruguai, Arabia Saudite, Irak, Zelanda e Re, Skocia, Uzbekistani, Korea e Jugut.
Ndeshjet e fazës së 1/16-ave deri tani: Afrika e Jugut - Kanada, Brazil - Japoni, Holandë - Marok, SHBA - Bosnjë Hercegovinë, Bregu i Fildishtë - Norvegji, Argjentinë - Kepi i Gjelbër, Francë - Suedi, Gjermani - Paraguai, Australi - Egjipt, Meksikë - Ekuador, Portugali - Kroaci, Kolumbi - Ganë, Angli - RD Kongo, Belgjikë - Senegal.
Renditja në Grupin K:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






