Kupa e Botës 2026 mbylli mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare të gjitha ndeshjet në grupe. Pas këtyre përballjeve u mësuan edhe 16 çiftet që do të ndeshen mes tyre në fazën me eliminim direkt.
Gjithçka do të fillojë sot në mbrëmje në orën 21:00 me ndeshjen mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë. Në këtë fazë bien në sy përballje si Brazil - Japoni, Holandë - Marok dhe Portugali - Kroaci.
Argjentina, Gjermania, Anglia apo edhe Franca kanë rivalë të lehtë në letër. Nëse kalojnë këtë tur, Portugalia do të përballej me Spanjën në 1/8, apo me gjasë mund të kemi edhe një duel Gjermani - Francë më pas.
Vetëm tre ekipe i mbyllën grupet me pikë të plota (9), Meksika, Franca dhe Argjentina.
Skema, rruga drejt finales:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






