SHBA - Belgjika është kombëtarja e radhës që merr një biletë për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026. Skuadra e Rudi Garcias fitoi 3-2 me përmbysje kundër Senegalit në ndeshjen që nisi të mërkurën në mbrëmje me orën shqiptare dhe përfundoi të enjten në mëngjes. Dramë, gola, emocione dhe 132 minuta lojë 'të çmendura'.
Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Senegalin pasi afrikanët kaluan në epërsi me golin e Habib Diarra pas 25 minutave lojë. Fillimi i fraksionit të dytë pa edhe golin e dytë të Senegalit me Ismaila Sarr.
Kur u duk se fitorja do t'i buzëqeshte afrikanëve, Belgjika u përgjigj dy herë në fundin e kohës së rregullt. Fillimisht ishte Romelu Lukaku (i futur nga stoli) që shkurtoi shifrat në minutën e 86-të, para se kapiteni Youri Tielemans të barazonte shifrat në 2-2 dhe t'i dërgonte skuadrat në 30 minutat shtesë.
Ndeshja vijoi me raste për të dyja skuadrat, por deçizive ishte minuta e 122-të. Kur pritej fërshëllima e trefishtë dhe dërgimi i skuadrave përpara 11 metërshave, Belgjika fitoi një 11 metërsh e cila u konfirmua edhe nga VAR për një ndërhyrje në kohë vonesë brenda zonës.
Përballë Diaw u vendos Youri Tielemans i cili shënoi golin e tretë për Belgjikën dhe të dytin personal në këtë sfidë. Minutat që vijuan ishin plotë emocione, por Senegali gaboi në një rast shumë të mirë në fund, me fitoren që i buzëqeshi Belgjikës me përmbysje 3-2 pas 132 minutave lojë.
Belgjika do të përballet në fazën e 1/8-ave me fituesin e çiftit SHBA - Bosnje Hercegovinë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Ndeshja e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026 mes Belgjikës dhe Senegalit, e zhvilluar në Seattle, u shoqërua me momente tensioni dhe konfuzioni.
Në minutën e 30-të të pjesës së parë, takimi u ndërpre për disa minuta pasi tre persona arritën t’i shpëtonin kontrollit të forcave të sigurisë dhe hynë në fushën e lojës. Ata vrapuan nëpër tapetin e gjelbër, duke shkaktuar kaos dhe duke detyruar arbitrin të pezullonte përkohësisht ndeshjen.
Punonjësit e sigurisë ndërhynë menjëherë, por vetëm pas disa çastesh arritën të neutralizonin dhe largonin personat nga fusha. Pas rikthimit të qetësisë, sfida rifilloi normalisht, ndërsa incidenti u bë shpejt viral në rrjetet sociale për pamjet e pazakonta të regjistruara gjatë transmetimit të ndeshjes.
THREE streakers at Belgium-Senegal with one of them taking forever to get caught ? #WorldCup2026 pic.twitter.com/Xx3rckkegA
— Sam (@fentymiletti) July 1, 2026
Komente







