Ndeshja e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026 mes Belgjikës dhe Senegalit, e zhvilluar në Seattle, u shoqërua me momente tensioni dhe konfuzioni.

Në minutën e 30-të të pjesës së parë, takimi u ndërpre për disa minuta pasi tre persona arritën t’i shpëtonin kontrollit të forcave të sigurisë dhe hynë në fushën e lojës. Ata vrapuan nëpër tapetin e gjelbër, duke shkaktuar kaos dhe duke detyruar arbitrin të pezullonte përkohësisht ndeshjen.

Punonjësit e sigurisë ndërhynë menjëherë, por vetëm pas disa çastesh arritën të neutralizonin dhe largonin personat nga fusha. Pas rikthimit të qetësisë, sfida rifilloi normalisht, ndërsa incidenti u bë shpejt viral në rrjetet sociale për pamjet e pazakonta të regjistruara gjatë transmetimit të ndeshjes.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Belgjika 'ringjallet' në fund, barazon 2-2 kundër Senegalit në minutën e 89-të dhe e dërgon ndeshjen me shtesë