SHBA - Këtë të shtunë në orën 02:30 të mëngjesit me kohën shqiptare, në stadiumin e Philadelphias do të përballen Brazili dhe Haitit, me sfidën e dytë të Grupit C të Kupës së Botës 2026.

Brazili vjen në këtë duel pas barazimit 1-1 kundër Marokut në ndeshjen e parë, teksa Haiti humbi minimalisht 1-0 nga Skocia. Brazilit s'i lejohen hapa fals, duke kërkuar të përfitojë edhe nga përballja direkte mes Marokut dhe Skocisë.

Në përballjet direkte mes tyre në histori, Brazili dhe Haiti janë përballur në tre raste, me tre fitoret që kanë folur për 'Seleçaon'. Dy sfida kanë qenë miqësore, ndërsa suksesi i fundit i Brazilit daton më 8 qershor 2016 (7-1) për ndeshjet e Kupës së Amerikës.

Trajneri Carlo Ancelotti e njeh peshën e duelit, paçka se rivali është i lehtë në letër, ndërsa Brazili do të luajë në sulm me formacionin 4-2-3-1. Në portë do të jetë Alisson, më pas mbrojtja përbëhet nga Danilo, Marquinhos, Gabriel dhe Douglas Santos. Në mesin e fushës italiani i stolit ka vendosur Casemiron dhe Bruno Guimaraes, ndërsa në sulm treshja Raphinha, Lucas Paqueta dhe Vinicius Junior janë në mbëhstetje të Cunhas.

Formacionet, Brazil vs Haiti

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.