Artikuj të veçantë nga Kupa e Botës 2026 do të dalin në ankand online me synimin për të mbledhur rreth 80 milionë euro për Fondin Global të Edukimit për Qytetari të FIFA-s.
Ankandi do të zhvillohet nga 22 deri më 29 korriku dhe organizohet nga Christie's në bashkëpunim me Global Citizen. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Fondin Global të Edukimit për Qytetari të FIFA-s, i cili mbështet programe arsimore dhe sportive në komunitete të pafavorizuara në rreth 200 vende të botës.
Mes artikujve më tërheqës që do të ofrohen janë fanella me autografe të Lionel Messit, Santiago Gimenez dhe ekipit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, pjesë e ankandit do të jenë topi i finales së Kupës së Botës 2026, si dhe topat e përdorur në ndeshjet hapëse të turneut në vendet organizatore.
Në ankand do të dalin edhe dy veshje ikonike të këngëtares kolumbiane, Shakira. Njëri është kostumi i përdorur në videoklipin e këngës "Dai Dai", himni zyrtar i turneut, ndërsa tjetri është veshja që artistja do të mbajë gjatë performancës në ceremoninë e pjesës së parë të finales së Botërorit.
Koleksioni përfshin gjithashtu një top të nënshkruar nga Shakira, legjenda braziliane Kaka dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, duke e bërë ankandin një nga iniciativat më të veçanta bamirëse të lidhura me Kupën e Botës 2026.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente

