Sonte në fushë do të zbresë edhe Franca nënkampione e botës. Pas fitores në sfidën e parë të grupit kundër Senegalit, ‘gjelat’ luajnë në orën 23:00 kundër Irakut. Të besuarit e Deschamps konsiderohen super favoritë për fitoren, por duhet ti bëjnë mirë llogaritë pas surprizat në këtë Botëror nuk kanë munguar. Për këtë ndeshje Tchuameni vijon i dëmtuar, ndërsa rëndësi për vendin e parë pritet të ketë edhe golavarazhi.
Për t'u theksuar se nëse aktivizohet, që ka shumë gjasa të ndodhi, Mbappe arrin kuotën e 100 ndeshjeve me Francën në moshën 27-vjeçare. Dueli tjetër i grupit 1 do të luhet në orën 02:00 të mëngjesit mes Norvegjisë dhe Senegalit.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







