KANADA, Toronto - Gjermania fitoi 2-1 me përmbysje kundër Bregut të Fildishtë në ndeshjen e dytë të Grupit E të Kupës së Botës 2026. 'Panzerat' janë kualifikuar në fazën e 1/16-ave pas dy fitoreve në këtë kompeticion. Hera e fundit që Gjermania kalonte fazën e grupeve ishte në Botërorin 2014, kur u shpallën edhe fitues.
Ndeshja nuk nisi mirë për gjermanët të cilët pësuan gol në minutën e 30-të. Bregu i Fildishtë gjeti epërsinë me Franck Kessie duke i surprizuar të gjithë. Fraksionin e dytë Gjermania e nisi me 'marshin e pestë' dhe gjithçka ndodhi në minutën e 60-të kur në fushë u fut Deniz Undav në vendin e Musialas.
Pas tetë minutave në fushë Undav shënoi golin e barazimit, ndërsa në shtesën e katërt Gjermania gjeti edhe golin e përmbysjes 2-1 po me Undav. Në dy ndeshjet e para të turneut, Undav ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asiste.
Ndeshjen e radhës Gjermania e luan kundër Ekuadorit, ndërsa Bregu i Fildishtë kundër Kuraçaos. Me gjashtë pikë Gjermania kryeson Grupin E dhe kalon në fazën e 1/16-ave.
Renditja në Grupin E:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






