SHBA, Philadelphia - Është pezulluar përkohësisht ndeshja mes Francës dhe Irakut e vlefshme për Grupin I të Kupës së Botës 2026 (nisi në orën 23:00 me kohën shqiptare, datë 22 qershor). Një stuhi shiu me vetëtima dhe bubullima në stadiumin 'Lincoln Financial Field' të Philadelphias ka bërë që organizatorët të zbatojnë protokollin e rreptë për këto raste.
Në njoftimin e fundit për gazetarët e pranishëm në stadium, FIFA ka bërë me dije se ndeshja do të rifillojë në orën 01:50 të mëngjesit me kohën shqiptare, pas nxehmjes së dy ekipeve.
Sipas ligjit në SHBA, nëse në një zonë të afërt me një aktivitet ndodh një stuhi me vetëtima dhe bubullima (jo më larg se 13 kilometra), ajo duhet të ndërpritet deri në një vendim të dytë. Sipas rregullores së sigurisë, lojtarët do të lejohen të rikthehen në fushën e gjelbër për t’u nxehur vetëm pasi të kenë kaluar 30 minuta të plota pa asnjë shkarkesë rrufeje në zonë dhe vetëm pas kësaj ndeshja do të mund të rinisë.
Franca po kryesonte 1-0 pas pjesës së parë me golin e Mbappe në minutën e 14-të, teksa 45 minutat e para shkuan mirë edhe pse u luajtën nën reshjet e shiut. Pas pushimit të dyja skuadrat nuk kanë dalë në fushë për shkak të kushteve atmosferike. Organizatorët njoftuan tifozët për të boshatisur shkallët e stadiumit, duke u futur në brendësi të tij. Diçka e tillë ndodh për herë të parë në këtë Kupë Bote, në ndeshjen numër 42.
FIFA ka reaguar duke thënë se siguria e të gjithë të pranishmëve në stadiumin e Philadelphias është prioritet.
"Për shkak të kushteve të këqija të motit në Philadelphia, përfshirë rrezikun e rrufeve në afërsi të stadiumit, ndeshja e Kupës së Botës midis Francës dhe Irakut është pezulluar. Është shpallur një pushim 30 minutësh. Siguria dhe mbrojtja e të gjithë individëve është përparësi", njofton FIFA.
Vijon...
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

FIFA ka njoftuar zyrtarisht rifillimin e ndeshjes Francë - Irak për gazetarët në Philadelphia, ajo do të rifillojë në orën 1:50 të mëngjesit sipas kohës shqiptare.

Një njoftim i ri do të lëshohet pas orës 01:35 të mëngjesit me kohën në Shqipëri për të vlerësuar rifillimin e ndeshjes mes Francës dhe Irakut. Disa spektatorë janë rishfaqur në tribunat e stadiumit dhe shiu duket se është qetësuar, por ekipet aktualisht janë në dhomat e zhveshjes duke pritur komunikime të mëtejshme. Dueli u ndërpre pas pjesës së parë për shkak të rrufeve dhe rebeshit të shiut në Philadelphia.

FIFA ka reaguar duke thënë se siguria e të gjithë të pranishmëve në stadiumin e Philadelphias është prioritet, kjo pasi ndeshja mes Francës dhe Irakut u pezullua përkohësisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike me rrufe dhe reshje shiu.
"Për shkak të kushteve të këqija të motit në Philadelphia, përfshirë rrezikun e rrufeve në afërsi të stadiumit, ndeshja e Kupës së Botës midis Francës dhe Irakut është pezulluar. Është shpallur një pushim 30 minutësh.
FIFA do të ndjekë protokollet e sigurisë të përcaktuara nga autoritetet lokale dhe ndeshja do të rifillojë sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë. Siguria dhe mbrojtja e të gjithë individëve është përparësi e FIFA-s. Falënderojmë të gjithë tifozët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre", njofton FIFA.

Moment nga ndeshja
Komente









