FIFA ka reaguar duke thënë se siguria e të gjithë të pranishmëve në stadiumin e Philadelphias është prioritet, kjo pasi ndeshja mes Francës dhe Irakut u pezullua përkohësisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike me rrufe dhe reshje shiu.
"Për shkak të kushteve të këqija të motit në Philadelphia, përfshirë rrezikun e rrufeve në afërsi të stadiumit, ndeshja e Kupës së Botës midis Francës dhe Irakut është pezulluar. Është shpallur një pushim 30 minutësh.
FIFA do të ndjekë protokollet e sigurisë të përcaktuara nga autoritetet lokale dhe ndeshja do të rifillojë sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë. Siguria dhe mbrojtja e të gjithë individëve është përparësi e FIFA-s. Falënderojmë të gjithë tifozët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre", njofton FIFA.

Moment nga ndeshja
Lajmi kryesor:
Botërori 2026/ Rrufetë ndërprenë sfidën për dy orë, Franca mposht 3-0 Irakun dhe kalon në 1/16-at! Mbappe barazon rekordin e Kloses dhe 'kërcënon' Messin








