Po luhet në stadiumin e Torontos ndeshja e parë e grupit B mes kanadasë dhe Bosnje-Hercegovinës, që për të ardhur në Botëror eliminoi Italinë në ‘play-off’.
45+6’ Përfundon pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Bosnjen. Shumë përpjekje nga Kanadaja për të barazuar, por pa rezultat.
21’ Bosnja bën befasinë në Toronto. Ballkanasit kalojnë në avantazh edhe pse Kanadaja ishte më këmbëngulëse dhe më me shumë raste. Autori i golit Jokic
1’-Ka nisur në Toronto ndeshja mes Kanadasë dhe Bosnje-Hercegovinës. 1 orë e 30 minuta para se skuadrat të zbrisnin në fushë u mbajt edhe ceremonia hapëse.
Si vijnë skuadrat
Për herë të parë në histori Kanadaja do të luajë sonte një ndeshje të Botërorit në shtëpinë e saj, teksa pret në orën 21:00 në Toronto Bosnje-Hercegovinën.
Kjo është ndeshja e parë e grupit B, teksa trajneri i Kanadasë Jesse Marsch ka në dispozicion emra si Jonathan David i Juventusit, Larin i Southampton, Kone i Sassuolo-s, por edhe Buchanan i Villareal. Megjithatë ballkanasit në prezencën e tyre të dytë në histori në Botëror do të mbështeten te eksperienca e kapitenit 40-vjeçar Edin Dzeko, ndërsa nuk mungojnë as talente si mbrojtësi i Sassuolo-s Muharremovic i cili kërkohet nga Interi, por edhe sulmuesi Kerim Alajbegovic i Salzburg që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Komente








