Në ndeshjen hapëse të Botërorit po për grupin A, Meksika fitoi me rezultatin e pastër 2-0 kundër Afrikës së Jugut. Në stadiumin mitik ‘Azteca’ goli i parë erdhi nga Quinone, i cili mbylli një sezon spektakolar në Arabinë Saudite si golashënues, duke lënë pas emra si Ronaldo dhe Benzema. Në minutën e 49 Afrika e Jugut mbeti me 10 lojtarë, ndërsa pak çaste më pas Jimenez realizoi golin e dytë.

Deri në fundin e sfidës u dhanë edhe dy kartonë të kuq. Fillimisht miqtë mbetën me 9 lojtarë, ndërsa Montes në minutën e 92 u ndëshkua me të kuq për Meksikën. Këto detaje e futën këtë përballje në librat e historisë. Kjo ishte hera e parë që në një ndeshje hapëse të Botërorit jepen 3 kartona të kuq, ndërsa ishte hera e katërt që në ndeshjen hapëse kishte më shumë kartona se sag ola. Detaj interesant është se në Katar 2022 u dhanë vetëm 4 kartona të kuq, ndërsa Botërori 2026 ka nisur me 3 të kuq vetëm në ndeshjen hapëse.