Kupa e Botës 2026 zhvilloi disa nga ndeshjet e fazës kualifikuese në grupet përkatëse. Në Grupin I, Norvegjia fitoi 4-1 kundër Estonisë. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe u duke se vendasit do e kishin të vështirë, por Sorloth me dopietë në minutat 50-të dhe 52 qetësoi Norvegjinë. Më pas Haaland gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën në minutat 56-të dhe 62, ndërsa Saarma shënoi golin e nderit për estonezët.

Po për këtë grup, sot në orën 20:45 luhet Moldavi - Itali. "Të Kaltrit" duan me patjetër fitoren, por e kanë siguruar një muaj më parë të paktën play-off. Ndeshja e fundit pas tre ditëve do jetë ajo mes Italisë dhe Norvegjisë, por italianët duhet të fitojnë me 19 gola diferencë për t'i marrë kreun Norvegjisë. Pra, vetëm matematika e lë jashtë Haalandin nga Kupa e Botës 2026.

Në Grupin F, Hungaria fitoi 0-1 në udhëtim kundër Armenisë me golin e Varga në minutën e 33-të. Në 20:45 Portugalia luan në Irlandë dhe një sukses i 'Luzitanëve' do të thoshte zyrtarisht pjesëmarrje në Kupën e Botës për Cristiano Ronaldon.

Rezultatet e sotme, 18:00:

Armeni 0-1 Hungari

Azerbajxhan 0-2 Islandë

Norvegji 4-1 Estoni