Zhvillimet më të rëndësishme
45+6'- Befasi e madhe. Kongo shënon në ekstremin e pjesë së pare me Wissa, i cili realizon me kokë! Protesta të mëdha nga Portugalia pasi ishin dhënë 4 minuta shtesë, por arbitri thotë se nuk mund ta ndërpriste aksionin.
6’- Nuk vonon shumë goli i parë i sfidës. Joao Neves zhbllokon rezultatin duke kaluar Portugalinë në avantazh.
1’- Nis sfida në Hjuston mes Portugalisë dhe Kongos. E para për grupin K që zhvillohet në Hjuston, në stadiumin me kapacitet 72 mijë tifozë. Titullarë Cristiano Ronaldo.
Si vijnë skuadrat
Pas Lionel Messi-t sonte në fushë do të zbresë një tjetër legjendë e futbollit, Cristiano Ronaldo. Portugalia e cila sipas ekspertëve konsiderohet me më shumë shanse se çdo herë tjetër për të fituar Botërorin, do të përballet për grupin K me Republikën Demokratike të Kongos. Luzitanët shihen si super favoritë për të fituar duelin, por Botërori po tregon se jo rrallherë ka surpriza.
Dyshimet më të mëdha mbeten në repartin e sulmit, pasi pritet të shihet nëse Roberto Martinez e konsideron ende titullar 41-vjeçarin Cristiano Ronaldo. 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka këtë Botëror mundësinë e fundit për trofeun më të lavdishëm të futbollit, ndërsa të apasionuarit pas tij presin me padurim që ai të barazojë Messi-n.
Ronaldo mund të bëhet sonte lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon në 6 Kupa Bote, ndërsa para gazetarëve është shprehur se ‘do ti marrin ndeshjet një nga një’ dhe se ‘nuk duhet të ketë presion për të fituar Botërorin’. Sfida tjetër e grupit K është mes Uzbekistanit që merr pjesë për herë të parë në Botëror dhe Kolumbisë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU
Komente





