Zvicra me kapiten Granit Xhakën do të luajë sonte ndeshjen e dytë në grupin e Botërorit, teksa përballet me Bosnje-Hercegovinës. Si ‘helvetët’ ashtu edhe ballkanasit në ndeshjen e parë barazuan 1-1 kundër rivalëve respektivë, por më shumë se sa Bosnjes sonte presioni shkon te Zvicra edhe pse në letër është favorite për fitoren.
‘Helvetët’ vijnë në këtë përballje pas lajmeve për përplasje në dhomat e zhveshjes, teksa thuhet se Granit Xhaka ka ngritur zërin ndaj shokëve të skuadrës pas barazimit 1-1 me Katarin. Megjithatë trajneri Murat Yakin nuk pritet të bëjë ndryshime në formacion përveç Dan N’Doye, i cili mund të ulet në stol për t’i lënë vendin Noah Okafor, pasi ka nuhatje më të mirë brenda zonës.
Para ndeshjes trajneri i Zvicës Yakin është shprehur se ‘është optimist për këtë përballje’ dhe se ‘ka besim të madh te lojtarët e tij’. Çdo rezultat përveç fitores do të komplikonte shumë kalimin e grupit për Zvicrën, ndërsa Bosnja shpreson të bëjë një tjetër befasi pas asaj kundër Kanadasë. Dy kombëtaret janë përballur vetëm një herë në të kaluarën, teksa në 2016 Bosnja fitonte 2-0 miqësoren kundër Zvicrës me golat e Edin Dzeko-s.
Zvicër-Bosnje-Hercovina për grupin B do të nisë në orën 21:00, ndërsa përballja tjetër e grupit mes Kanadasë dhe Katarit është në program në orën 00:00 të mesnatës. Kanadezët pas gabimit në ndeshjen e parë kanë marrë çdo masë që në Vankuver të mos përsërisin më të njëjtën gjë para tifozëve të tyre.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




