“Botërori +”, Andrea Marko: Te Gjermania vlen grupi dhe jo individi

“Botërori +”, Andrea Marko: Te Gjermania vlen grupi dhe jo individi

Andrea Marko në emisionin Botërori+ në Report Tv

Sot në fushën e lojës do të zbresë kampionia në fuqi, Gjermania, e cila e nis mbrojtjen e titullit ndaj Meksikës, në ndeshjen ndaj Meksikës, e vlefshme për Grupin F, ku bëjnë pjesë edhe Suedia me Korenë e Jugut.

Specialisti i futbollit, analisti i përhershëm në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Andrea Marko, i ka dhënë të drejtë trajnerit Joachim Loë, kur la jashtë skuadrës dy yje, përfshi edhe atë që i dha trofeun në 2014-n.

“Vërtet Sane është një lojtar shumë i mirë, port e Gjermania, i provuar në shumë ndeshje, titular madje, nuk ka dhënë atë që të gjithë presin. Te Gjermania vlen grupi dhe jo individi, prandaj Loë mendoj se ka bërë mirë. Gjermania nuk është Manchester City. 

Ndërsa për Mario Gotze-n ka pasur më pak polemika edhe nga vetë lojtari apo opinion në Gjermani. Forma e tij nuk ka qenë ajo e duhura, me dëmtime të njëpasnjëshme dhe pa pasur ritmin e duhur” – u shpreh Andrea Marko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki