Danimarka siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Rusisë pas shkatërrimit me rezultatin 1-5 që i bëri Irlandës.

E ndërsa ndeshja e parë përfundoi 0-0, në ndeshjen e kthimit në Irlandë, danezët i shënuan 5 gola duke fituar bindshëm.

Vendasit kaluan në avantazh të parët me Shane Duffy, por tre herë Eriksen dhe  Christensen me Bendtner vulosën fitoren e thellë.

Kjo është hera e gjashtë që Danimarka luan fazën finale të një botërori.

dy.b/shqiptarja.com