‘Botërori +’ gazetarja Zhaklina Gjolla zbulon skuadrën e zemrës në Report Tv

‘Botërori +’ gazetarja Zhaklina Gjolla zbulon skuadrën e zemrës në Report Tv

Zhaklina Gjolla, gazetare

E ftuar speciale në emisionin Botërori +,  në Report Tv ishte gazetarja Zhaklina Gjolla e cila zbuloi dhe skuadrën për të cilën ajo bën tifo në këtë Botëror. Ajo është shprehet se do i pëlqente që këtë Kupë ta fitonte Anglia.

Do më pëlqente që Kupën ta fitonte Anglia. Unë jam tifoze e Anglisë, skuadrat angleze dhurojnë shumë. Por më pëlqen edhe Franca dhe lojtari Mbappe. Kam besim se në ndeshjen me Uruguain  triumfon Franca edhe pse Uruguai është skuadër e fortë. Duhet patur kujdes nga Suarez sepse në një moment kur se pret ai shënon.

Zhaklina Gjolla

Të ftuarit e përhershëm të Botërori +, Karriqi dhe Mikela, kanë dhënë parashikimin e tyre se cila do të jetë skuadra që do të triumfojë në ndeshjen Francë-Uruguai. Si profesor Albert Karriqi dhe Mikela mendojnë që Franca do të triumfojë megjithëse Uruguai është një skuadër e fortë.

Karriqi: Një ndeshje në të cilën unë mendoj se do ja dalë Franca. Mungesë e madhe për Uruguain është Cavani. Uruguai është një Itali.

Mikela Kakeli: Unë mendoj që në ndeshjen Francë- Uruguai, Franca do ia dalë edhe pse Uruguai është një ekip si Italia që mungon në këtë Botëror. Është një ekip i frikshëm dhe i sigurt.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani