27-vjeçari ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të disiplinës 400 metra falë kohës 46 sekonda dhe 57 të qintat, që është edhe rekord kombëtar në Shqipëri.
Burraj do kërkojë të mos ndalet me kaq, pasi synon të shkojë në finale. Atleti i Shqipërisë, i vetmi i cili merr pjesë në Botërorin e Polonisë, do të garojë në gjysmëfinale po sot në orën 8:45, ndërsa shpresat për t’ia dalë janë të mëdha.
Komento
Komente








