Botërori i klubeve, Benzema dhe
Ronaldo çojnë Realin në finale

Botërori i klubeve, Benzema dhe<br />Ronaldo çojnë Realin në finale
Reali i Madridit ka arritur në finalen e Botërorit të klubeve pas fitores së marrë pak minuta më parë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Club America-s.

Golat e Benzema-së dhe Ronaldo-s në minutat shtesë të secilës pjesë i kanë dhuruar fitoren 2 – 0 spanjollëve të cilët arrijnë objektivin e tyre të fundit sezonal me synim për të ngritur lart edhe këtë trofe.

Zinedine Zidane është parë nervoz gjatë pjesës së parë pas rasteve të shumta të shpërdoruara, dhe një shtylle të Ronaldos, por do të ishtë Benzema ai që do të vinte situatën nën kontroll duke çuar topin në rrjetë pas asistit të Kroos.

Në fund, mendon fituesi vetëm pak ditëve më parë, i Topit të Artë për t’i vënë kapakun sfidës me një gol në limitet e kohës shtesë. Reali i Madritit vazhdon serinë pozitive të ndeshjeve duke arritur në 36 rradhazi pa pësuar humbje, rekord më vetë pas ndeshjes së fundit, të zhvilluar sot në Yakohoma të Japonisë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid