Përfundimi i ndeshjes Brazil-Shqipëri në Botërorin e minifutbollit ka qenë i mbushur me tension. Në Essen të Gjermanisë, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 7-2, duke u eliminuar në fazën e 1/8-ave, por tensioni i grumbulluar gjatë ndeshjes shpërtheu në fund.
Lojtarët e dy përfaqësueseve u përleshën masivisht, ndërsa pati edhe sende të hedhura në fushë nga tifozët shqiptarë, të cilët kishin mbushur stadiumin e improvizuar.
Pas shumë përpjekjesh, forcat e sigurisë arritën të vendosnin qetësinë, ndërsa kuqezinjtë e mbyllin aventurën mes 16 më të mirave të botës. Për të besuarit e Irtan Sejkos kishte shumë pritshmëri për shkak të përbërjes së skuadrës, por gjithsesi edhe arritja deri në këtë fazë konsiderohet pozitive.








Komente
Komento