Botërori i shahut për fëmijët e shkollave për herë të parë në Shqipëri, 400 nxënës pjesëmarrës

Botërori i shahut për fëmijët e shkollave për herë të parë në Shqipëri, 400 nxënës pjesëmarrës

Foto ilustruese

Shqipëria do të mirëpres për herë të parë kampionatin botëror të shkollave në shah për vitin 2018. Një aktivitet i veçantë ku pjesëmarrës do të jenë mbi 400 nxënës nga 7 deri në 17 vjeç nga vende të ndryshme të botës të cilët do të garojnë në disa kategori, për të qenë ata fituesit e çmimeve të para dhe merituar medaljet e arta.
Ky aktivitet sportive me rëndësi që zhvillohet nga 20-29 Prill, organizohet nga Federata Shqiptare e Shahut( FSHSH) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), si dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky kampionat që do të zhvillohet në Durrës, gjatë 8 ditëve intensive të garimit mirëpret të gjithë të pasionuarit pas këtij sporti elitar që le gjurmë në mendjet e njerëzve. Sfiduesit do të ushtrojnë në praktikë strategjitë e tyre, duke provuar aftësitë e stërvitura prej kohësh. Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe përqendrimi ndaj dhe është një ndër lojërat logjike më komplekse e cilësuar edhe si “Shkenca e mendjes”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare