COLORADO, SHBA - Pas dy podiumeve radhazi dhe dy medaljeve të argjendta, Lara Colturi nuk mundi të sigurojë podiumin në disiplinën e Slalomit Gjigant në ndalesën e katërt të këtij sezoni të Kupës së Botës në Skitë Alpine.
Sportisja që përfaqëson Shqipërinë e mbylli garimin në vendin e 12-të, me kohën 2 minuta e 82 të qindtat, 1.91 sekonda pas fitueses nga Zelanda e Re, Alice Robinson.
Lëshimin e parë Colturi e mbylli në vendin e gjashtë me kohën 1 minutë e 14 të qindtat, ndërsa në lëshimin e dytë siguroi vendin e 19-të me kohën 1 minutë e 68 të qindtat. Kështu, në total Lara Colturi u pozicionua e 12-ta.
Kjo garë u fitua nga Alice Robinson me kohën 1 minutë, 58 sekonda e 91 të qindtat, ndërsa në podium edhe austriakja Julia Scheib dhe norvegjezja Thea Louise Stjernesund.
Gara e radhës për Larën do jetë të dielën (nesër), po në SHBA, por në disiplinën e Slalomit. Në garat e mëparshme të këtij sezoni, 19-vjeçarja italo-shqiptare ia doli të siguronte dy herë podiumin si e dyta (në Levi të Finlandës dhe në Gurgl të Austrisë).

Renditja finale pas garës së sotme
Komente










