Sonte në emisionin ‘Botërori +’ është diskutuar rreth ndeshjeve të luajtura ditën e sotme ku e ftuar speciale ishte Sherjana Ruçi dhe të ftuarit e përhershëm Profesor Albert Karriqi dhe Eduard Ilnica. Profesor Karriqi duke komentuar ndeshjen Argjentinë-Islandë u shpreh:
Islanda luajti në gjysmën e fushës së vet. Cili është Messi që njohim ne? Ai është i vetmi futbollist tredimensional, ndërveprues dhe ndërtues. Ekipi ngelet pa cilësi. Messi gjithë kohës është ndërveprues ndërsa lojtarët e tjerë janë komplet jashtë loje. Të gjithë bëhen pasivë kur Messi merr topin kështu që ai gjendet i vetëm përballë kundërshtarit. Messi është ai që përplaset me kokë në mur. Ekipi i Argjentinës nuk është për Messin dhe Messi nuk është për ekipin e Argjentinës. Mendoj që trajneri nuk ka gjetur ende pozicionin e tij në skuadër”.
Albert Karriqi
Ndërsa peshëngritësja Sherjana Ruçi është shprehur se Messi nuk është lojtari i saj i preferuar.
Nuk m’u duk lojë e saktë. Shpjegimi i profesorit është shumë i saktë. Messi për mua nuk është futbollisti më i mirë. Duhet ta ketë një arsye se pse ai është kundër rrymës.
Sherjana Ruçi
Nuk kishte si të mungonte edhe komenti i Eduard Ilnicës për këtë ndeshje i cili shprehet se;
Messi nuk kishte lojtarin mbështetës për të kryer gol. Në lojën e Argjentinës ndikoi dhe futja me vonesë e Iguain . Unë do ta cilësoja si mungesë fati. Nuk ishte dita e tij më e mirë
Eduard Ilnica
Përsa i përket ndeshjes së orës 21:00 mes Kroacisë dhe Nigerisë Profesor Karriqi mendon që Kroacia është e ndërtuar të fitojë. Por Nigeria ka lojëtarë të shpejtë dhe të fortë dhe janë shumë rezistent ndaj përplasjeve.
Albert Karriqi, Sherjana Ruçi, Eduard Ilnica dhe drejtuesi i emisionit ‘Botërori +’ Denis Minga japin parashikimet e tyre për ndeshjen Kroaci-Nigeri.
(Skedina e Botërori +)