I ftuar special në Botërori + aktori dhe prezantuesi i ‘Portokalli’ Salsano Rrapi. Aktori është shprehur se ndeshja Spanjë-Rusi ishte e pa vlerë, pa ritëm dhe se ekipet e vogla do të bëjnë çudira në këtë Kampionat.
Kjo ndeshja e sotme mes Spanjës dhe Rusisë mu duk pavlerë, pa asnjë lloj ritmi, në fakt deri tani kanë luajtur grupet dhe jo skuadrat që po luajnë në 16. Spanjës sime i mungonte shpirti, Spanja donte të ikte nga kampionati, dukej sikur ishte me pushime. Unë shikoj ekipet e vogla si pretendente për ta fituar këtë Kupë, mobilizohen më shumë, motivohen për të dhënë maksimumin. Ekipet e vogla do bëjnë çudinë në këtë Botëror.
Salsano Rrapi