Botërori 2018/ Anglia dhuron spektakël, mund Panamanë 6-1

Botërori 2018/ Anglia dhuron spektakël, mund Panamanë 6-1

Angli-Panama

Anglia arriti të fitonte ndaj Panamasë, në ndeshjen e dytë të grupit G. “Tre luanët” mundën skuadrën e Panamasë me rezultatin e thellë 6-1. Tashmë mund të themi që kaulifikimi i saj në 1/8 është i sigurt. Ka qenë Harry Kane ai që ka shënuar tre gola në portën e Panamasë ndërsa Stones 2 dhe Lingard 1. Por edhe Panamaja nuk doli pa gjë në këtë ndeshje ku golin e vetëm e shënoi Baloi. Mund të themi se Anglia është një skuadrat pretendente për titullin.

Harry Kane shpërthen portën e Panamasë në minutën e 45.

John Stones ka shënuar në minutën e 40.

Jesse Lingard ka shënuar golin e tretë në minutën e 36 duke dhuruar spektakël dhe shkatërruar portën e Panamasë.

Heroi i anglezëve Harry Kane ka shënuar në minutën e 22 nga pika e bardhë e penalltisë.

'Tre luanët' kanë shënuar në minutën e 8 me anë të futbollistit John Stones. Anglia tashmë prek nga afër kaulifikimin e saj në 1/8.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër