Botërori/Deputetja ruse u kërkon vendaseve të mos kenë marrëdhënie me vizitorët, që të mos mbesin ‘nëna të vetme’
Tamara Pletnyova, komunistja 70-vjeçare, që kryeson komitetin parlamentar që merret me çështjen e familjes, gruas dhe fëmijës, ka thënë në një radio që shpreson se asnjë vendase e saj nuk shoqërohet me ndonjë të huaj, e aq më pak të mbetet shtatzënë.
Tamara Pletnyova, deputete ruse
Tamara Pletnyova, u ka kërkuar ruseve që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me vizitorët e Kampionatit Botëror, për të shmangur mundësinë e të qenit nëna të vetme, me fëmijë që ka racë të përzier.
Komunistja 70-vjeçare, që kryeson komitetin parlamentar që merret me çështjen e familjes, gruas dhe fëmijës, ka thënë në një radio që shpreson se asnjë vendase e saj nuk shoqërohet me ndonjë të huaj, e aq më pak të mbetet shtatzënë.
Politikania pretendon se Kampionati Botëror që zhvillohet në Rusi, do të rrisë numrin e të rejave ruse që mbesin shtatzënë, por ka kërkuar që ‘ato të jenë të vetëdijshme dhe t’i dinë disa gjëra për të huajt’.
Sipas saj, duhet pasur parasysh përvojën e kohës së BRSS-së, kur shumë gra ruse mbetën shtatzënë me të huajt gjatë vitit 1980, teksa në Moskë po zhvillohej Olimpiada.
E pyetur nëse Rusia 2018, do të rriste numrin e lindjeve – qëllimi kryesor i presidentit Vladimir Putin – deputetja ka thënë se ‘ne duhet t’i lindim fëmijët tanë’.
“Janë fëmijët ata që vuajnë… kanë vuajtur që nga koha Sovjetike. Pak fat kishin ata me racën e njëjtë sikur të nënës, të tjerët e kishin edhe më keq” ka shtuar deputetja e lindur në Siberi.
Brenga tjetër e saj, është se të huajt do t’i braktisin ato dhe do të mbesin nëna të vetme pa asnjë alimentacion.
“Ka mundësi që edhe i marrin me vete, por pse të zbrazet shteti ynë me banore që i kemi rritur dhe shkolluar”, ka përfunduar Plenyova, që këmbëngulë se kjo është për të mirën e përgjithshme dhe nuk është nacionaliste.
Deklarata saj ka ngjallur reagime të ndryshme, duke u kundërshtuar ashpër nga të rinjtë, por gjeti mbështetjen e të tjerëve që kryesisht janë prindër dhe më të moshuar.
Plenyova është anëtare e parlamentit rus, që nga viti 1993.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
33.9%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Vritet në Ukrainë çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës
3 Janar, 15:54
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
Zelensky optimist tek aftësitë e Trump për paqen në Ukrainë: Ai mund ta ndalojë avancimin e Putin
3 Janar, 13:53
-
I arratisur nga Siria në Moskë, tentohet të vritet Bashar al-Assad! Dyshohet se diktatori sirian u helmua, mjekët e shpëtuan
2 Janar, 12:30
-
Analiza/ Fundi i lojës në Ukrainë: Si mund të mbyllet lufta në vitin 2025
2 Janar, 09:51
-
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në fushata dezinformimi
1 Janar, 19:33
-
Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?
1 Janar, 09:23
-
Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?
31 Dhjetor 2024, 19:32
-
Droni ukrainas qëllon një helikopter rus mbi Detin e Zi
31 Dhjetor 2024, 14:00
-
SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
30 Dhjetor 2024, 17:05
Do i kenaqin e do i marrin si skllave,ky fenomen eshte prezent ne cdo kampionat. Me duket kjo zonja ua ka zili vajzave te reja pasi vete nuk mund te hedhe valle. Shnet
Përgjigju