Ndërsa prodhon shifra historike të ardhurash dhe shikueshmërie, finalja e madhe e Botërorit që luhet sonte në New Jersey mes Spanjës dhe Argjentinës nuk është për tifozët e zakonshëm të futbollit. Për ngjarjen që po tërheq vëmendjen globale ka një barrierë marramendëse financiare që arrihet vetëm nga pasanikët e mëdhenj.
Prej ditësh, raporton Sportmediaset, janë rezervuar helikopterët dhe avionët privatë që të dërgojnë pranë stadiumit ‘MetLife’. Aeroporti Teterboro në New Jersey, i njohur si destinacion për avionët privatë dhe të korporatave, i ka hangarët e mbushur. Një vend me qira për një natë kushton 10 mijë euro, ndërsa transporti publik është ridizenjuar gjithashtu për t'iu përshtatur miliarderëve. Për tifozët e zakonshëm lëvizshmëria është një makth: trenat janë reduktuar në minimum dhe me çmime të jashtëzakonshme, shërbimet e autobusëve janë pothuajse inekzistente dhe taksitë (përfshirë Uber dhe shërbimet me qira) duhet të ndalen të paktën dy kilometra larg portave të stadiumit MetLife.
Alternativë janë helikopterët. Ata që mbërrijnë nga Manhatani do të paguajnë rreth 6,000 dollarë për një fluturim katërminutësh. Pasi të ulen, duhet të udhëtojnë për 10 kilometra drejt stadiumit me një Spinter të blinduar që ofrohet nga FIFA dhe që kushton 1 mijë dollarë.
Stratosferike janë edhe çmimet e biletave të stadiumit, që shkojnë deri në 2 milionë dollarë. Për herë të parë në historinë Botërorëve u prezantua çmimi dinamik, një mekanizëm tipik amerikan në të cilin çmimet e biletave luhaten në bazë të kërkesës. Rezultati? Çmimet janë kthyer në kryefjalë. Çmimet më të lira në kategorinë e ndërmjetme të stadiumit variojnë nga nga 4,800 € në 5,785 € në kanalet zyrtare. Në kategorinë e 4 shkojnë deri në 32 mijë euro, ndërsa tribunat vip dhe luksoze kapin vlerën e 2 milionë dollarëve.
Si pasojë tribunat në stadiumin MetLife do të mbushen kryesisht me turistë të pasur, përfaqësues të sponsorëve shumëkombësh dhe punonjës të korporatave që kanë marrë bileta si përfitime komerciale. Të paktën për nëntëdhjetë minuta në New York do të harrohet origjina e futbollit, që dikur konsiderohej një sport për shtesën e varfër.
Këto të dhëna, sipas ‘The Guardian’, kanë bërë që FIFA të tejkalojë fitimet që priteshin nga organizimi i Botërorit. Nuk do të jenë 11 miliardë dollarë sa u parashikuan fillimisht, por 15 milionë dollarë. Shumica e ardhur për shkak të biletave dinamike, pasi në marketin e krijuar enkas FIFA përfiton 15% të çmimit nga shitësi dhe po aq nga blerësi. Në total 30% të çmimit nga biletat e rishitura janë përfituar nga FIFA. Llogaritet që deri në finalen e sotme stadiumet në Botëror të jenë frekuentuar nga 6.7 miliardë tifozë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




