Jeta dhe veprimtaria e At Ambroz Marlaskaj, një intelektual i jashtëzakonshëm i fillimshekullit të XX-të vjen për herë të parë në një libër të plotë, ku publikohen dokumente të arkivës shtetërore.
Materialet e dorëshkrimet janë nxjerrë në dritë nga stërnipi i tij Ndoc Frroku, i cili e ka shkruar librin, nën kujdesin e redaktimin e shkrimtarit Ndue Dedaj dhe botuesit Frano Kulli.
Promovimi u bë në bibliotekën “Gjergj Fishta” me pjesmarrjen e intelektualëve nga Lezha e Mirdita.
“Për të shkruar këtë libër kam punuar mbi dokumentet e fondit të Arkivit të Shtetit”, tha autori Ndoc Frroku.
“Jam befasuar me pafundësinë e dokumenteve që autori ka mbledhur për të shkruar këtë libër”, u shpreh Dedaj.
“Libri nuk është empati për njeriun e fisit, por është studim i mirëfilltë për Marlaskajn”, vleresoi Kulli.
At Ambroz Marlaskaj, lindi në Mirditë në 1884 dhe u shua, në Romë në 1939. Pjesëmarrës në Komisinë Letrare të Shkodrës më 1916, së bashku me Gjergj Fishtën, prifti franceskan Marlaskaj ishte autor i shumë shkrimeve në revistën “Hylli i Dritës”. Botoi disa vepra, por la dhe disa të tjera në dorëshkrim, si: “Predke për ushtrime shpirtit”, “Historia e Kishës”, “Gramatikë Shqipe”.
At Ambroz Marlaskaj punoi për ta çuar shoqërinë përpara përmes të mësuarit. Ishte hartues tekstesh shkollore dhe fjalorësh në shqip e në latinisht, filozof, mendimtar e politikan, deputet i parlamentit shqiptar në 1923, i cilësuar si “gozhda e Parlamentit” për shkak të opozitarizmit të thekur. Me ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet, emigroi në Itali derisa në amnistinë e vitit 1926 u kthye në atdhe.
Kronika e jetës së tij pasurohet veçanërisht me kohëqëndrimin si profesor dhe drejtues i katedrës dogmatike në Universitetin e Romës, ku shërbeu deri në fund të jetës së tij.
R.D/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
LIVE- Sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Garë e fortë në Shkodër, PD dhe PS 'kokë më kokë' me nga 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 07:51
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Anastas Janullatos, tri jetët e tij, Shqipëria dhe leksione për... dashurinë si një ogur për 2025
22 Dhjetor, 17:01
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
Ku mund ta gjejme kete liber ?
Përgjigju