Botohen në France 1700 mbishkrime
antike greke, u zbuluan në Shqipëri

Botohen në France 1700 mbishkrime<br />antike greke, u zbuluan në Shqipëri
Mbi 1700 mbishkrime në greqishten e vjetër të zbuluara në territoret shqiptare janë botuar në katër vëllime në Francë.

Libri me autorë francezin Pierre Cabanes dhe studiuesin shqiptar Faik Drini titullohet “Shqipëria antike e zbuluar nëpërmjet mbishkrimeve në greqishten e vjetër”. 

Promovimi  u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar. Luan Përzhita vlerësoi 90 vitet e bashkëpunimit të arkeologëve shqiptarë me ata francezë.
 
Melsi Labi, Drejtor i Muzeut, u shpreh se burimet dokumentare të historisë antike të vendit tonë janë relativisht të pakta, dhe me anën e mbishkrimeve antike të shkruara në greqishten e vjetër ndriçohet periudha e antikitetit.

Autori i librit Pierre Cabanes pohoi se 1700 mbishkrimet janë gjetur në një sërë qytetesh antike si Amantia, Butrinti, Finiqi, Antigonea, etj.
 
"Greqishtja ka qenë një gjuhë zotëruese në rajon, por kjo nuk donte të thoshte se të gjithë flisnin greqisht, pasi pikërisht në këto mbishkrime gjejmë të dhëna të dokumentuara se popujt e tjerë, ku lexohet shpesh edhe fjala vendasit, përdornin gjuhën e tyre që mund të ishte vetëm e folur' tha ai. 
 
Sipas Prof. Faik Drinit, informacione autentike që gjenden në këtë libër janë një domosdoshmëri për historianët dhe studiuesit e antikitetit, për të zbuluar të vërtetat shkencore dhe historike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar