Botohet dosja e Sigurimit, Maks Velo: Vetting edhe për artistët që vjedhin! (Video)

Në debatin që ekziston në Shqipëri për të shkuarën për herë të parë botohen me emra artistët, që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit edhe kanë përdorur njëri-tjetrin. Në librin “Jetë paralele” të Maks Velos, nëpërmjet dokumenteve tregohet se si regjimi përdori edhe përçau elitën intelektuale. Arkitekti dhe piktori Maks Velo vjen në këtë libër nëpërmjet dokumenteve të sigurimit si një njeri bashkëkohor, në formim edhe më ide. Kjo ka qenë edhe një nga arsyet se përse ai u dënua në moshën 43-vjeçare, me dhjetë vite (1978-1986) burg.

Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, e konsideroi këtë nisëm një hap të rëndësishëm, edhe përse për Maks Velon ka qenë e vështirë që të njihej me dëshmitë personale të personave, që kanë qenë jo dashamirës ndaj tij

Është kurajo e madhe, që t’i tregoni këtë libër publikut. Njerëzit që kanë shkuar kanë qenë njërës të indoktrinuar.

Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula

Alda Bardhyli e konsideroi këtë libër të rëndësishëm për pyetjet që ngre për të shkuarën

Unë mendoj se ky libër është i rëndësishëm për disa arsye. Gjatë këtyre viteve kam insistuar vazhdimisht. Kam thënë që Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ka qenë një tmerr. Kur e thoja këtë gjë të gjithë njerëzit më dilnin kundër. Tani kur lexon librin e kupton që kjo është e vërtetë! Ashtu sikundër kanë dalë tashmë dokumentet për Fadil Paçramin, i cili u fut në burg, sepse personazhet në dramë thoshin këto gjëra. Nuk futet piktori në burg se nuk të pëlqen piktura

Alda Bardhyli, redaktore

Maks Velo ndali tek arsyet, që ky libër u botua

Unë mendoj se ky libër është i rëndësishëm për disa arsye. Gjatë këtyre viteve kam insistuar vazhdimisht. Kam thënë që Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ka qenë një tmerr. Kur e thoja këtë gjë të gjithë njerëzit më dilnin kundër. Tani kur lexon librin e kupton që kjo është e vërtetë! Ashtu sikundër kanë dalë tashmë dokumentet për Fadil Paçramin, i cili u fut në burg, sepse personazhet në dramë thoshin këto gjëra. Nuk futet piktori në burg se nuk të pëlqen piktura”.

Maks Velo, arkitekt, piktor dhe shkrimtar

Teksa thotë këto Velo shprehet se Lidhja e Shkrimtarëve edhe Artistëve nuk ka funksionuar siç duhet, por ka shërbyer për të bërë ekspertizat e gjyqit. Këtë gjë, sipas Velos Agolli nuk duhet që ta lejonte

Kjo ishte Lidhja, ky ishte Dritëroi. Duhet që ta kemi të qartë! Mua më kanë thënë që: “Ti Maksi sillesh keq!” Jo, Dritëroi  të ishte larguar, të kishte dhënë dorëheqjen. Ai i dinte të gjitha! Ekspertiza e gjyqit ishte bërë nga Lidhja. Lidhja nuk duhet që të ishte qendër e Sigurimit të Shtetit, kur merrte në analizë dhe kontrollonte artistët një për një, kur ishte qendër e rekrutimit të agjentëve. Si është e mundur, Llambi Blido ka bërë 27 denoncime. 27 denoncime edhe duke gënjyer.  Vet Sigurimi i Shtetit thotë, që “këto informacione që na jep LLambi nuk na vërtetohen me anë të tjera”. Ose i jepnin Llambit çantën që të vite tek studioja ime, Llambi do të jepte informacionin dhe njëkohësisht informacioni do të jepej edhe nga çanta, që të vërtetohej se kush gënjente. Unë nuk arrij që ta kuptoj. Në një vend thonë, se si është e mundur, që Maksi i beson akoma. Po si mund që mos t’i besoja një piktori, një artisti, çfarë bëja unë?! Unë nuk i thosha që do të vras Enver Hoxhën. Të shikosh një libër me vizatime për Pikason nuk është krim. Janë implikuar shumë njerëz. Për Edisonin më ka ardhur keq, nuk e besoja që Edisoni... E njihja që ishte natyrë e dobët, por e doja, në fakt. e doja. Më erdhi keq, kur lëshoi ato deklarata edhe u ndamë keq në Spaç. Është një gjë e trishtuar, por ne duhet që ta analizojmë. Si nuk u vjen turp, u shkatërrua e gjithë familja, babai vdiq i tmerruar, vëllanë e hoqën nga puna, motra shkoi në çmendin”.

Maks Velo, arkitekt, piktor dhe shkrimtar

Unë mendoja se kisha shokë, kisha artistë, por ata ishin përbindësha. Megjithatë. Besoj se nuk kemi ndryshuar shumë, po ata artistë janë. Vetëm se tani e bëjnë në forma të tjera, kemi vetëm një piktor të madh që e cakton dikush, ndërsa të tjerët nuk ekzistojnë. Unë mendoj se nuk kam bërë asgjë, në jetë kam bërë vetëm në mënyrë instiktive detyrën time. Sot jam ngritur që në 5 e gjysëm dhe punova me akrilik. Kjo është detyra e njeriut. Sigurisht që jam shumë i trishtuar për ecurinë e jetës, më kanë marrë në fshatë shtëpinë e babait në dardhë, është e pamundur. Kush e bëri, që mos të shkoja në Dardhë? Më dolën me spat? Tani është tjetër gjë, nuk vete tek Sigurimi, por del me spat. Nuk është asgjë. Kam 15 vite në Gjykata. Mesa duket kështu do ta mbaroj jetën. Kisha gjithë dëshirën e mirë për t’i dhënë këtij vendi, por është e pamundur, sepse artistët tanë janë injorantë dhe të liq, kur bashkohen këto të dyja, ti nuk i çanë dot. Ne po bëjmë Vettingu-n e Gjykatësve dhe nuk ka dalë në historinë e njerëzimit që një trup gjykate të jetë e këtillë, të thotë më hodhën 230 mijë euro në dasëm. Tjetri thotë, që fitova 50 mijë në bixhoz. Duhet bërë Vetting-u për artistët, sepse vjedhin pa turp. Kështu nuk bëhet diferenca e atij që bën një gjë origjinale, me atë që vjedh është sofistikuar vetëm që të vjedh. Kështu nuk ecet dot përpara. Mesa duhet do ta kemi shumë të vështirë edhe për një kohë të gjatë. Korrupsion më të pastër në mes të qytetit që të ndërtosh kulla në këtë mënyrë, unë nuk arrij që ta kuptoj. Le pastaj për Maksin.  

Maks Velo, arkitekt, piktor dhe shkrimtar

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja