Botohet “Doktoreshë Grida”, romani i fundit i autorit durrsak Skënder Braka Një grua që përpiqet me gjithë forcat e saj të mbajë të bashkuar familjen ndërsa lufton për të ngjitur shkallët e karrierës, duke u përplasur me sfida të njëpasnjëshme nga shoqëria. Kjo është Doktoreshë Grida, mjekja kardiologe, personazhi kryesor i romanit më të fundit të autorit durrsak Skënder Braka.
Bëhet fjalë për një ndër librat që pritet të të ngjallë mjaft interes nga lexuesit në panairin e madh te librit në Prishtinë. Autori ka ditur të ndërtojë me gjallëri të madhe imazhin e viteve të fundit të shekullit që lamë pas, ku pasqyron tronditjet e marrëdhënieve familjare, përpjekjet për ta mbajtur në këmbë dhe të konsoliduar familjen, si edhe sfidat e mëdha me të cilat duhet të përballet sot gruaja, si qënie shoqërore.
Autori jo pa qëllim ka zgjedhur si protagoniste kryesore figurën e një mjeke kardiologe. Nëpërmjet kësaj figure, ai ka dashur t’i jap romanit një natyrë dhe një tablo të dyfishtë, nga njëra anë tablonë e vetëdijes së saj si bashkëshorte dhe si nënë dhe nga ana tjetër atë të përgjegjësisë që ndjen ajo si mjeke, dhe gjithashtu në këmbënguljen e vazhdueshme të saj për t’u ngjtur në shkallët më të larta të shkëncës së mjekësisë, pa u tërhequr për as edhe një moment, dhe pa as me më të voglin kompromis përpara vështirësive, madje edhe të atyre artificiale. I gjithi ky jetshkrim i një mjekeje, në përballjet e saj të vështira dhe sfidat që i dalin përpara në jetë, autori na i jep të gjalla, dhe plot vërtetësi jetësore.
Nëpërmjet Gridës autori, nuk ka patur më tepër si qëllim për të ndjekur fatin dhe peripecitë e një gruaje, deri në plotësimin e qëllimeve dhe ambicieve të saja, por ka dashur të tregojë se sa të vështira bëhen këto rrugë, kur shikon se të këputen si pakuptuar njëra pas tjetrës hallkat që e mbajnë gjallë familjen, për shkaqe nga më subjektive dhe nga më banalet.
Gjatë gjithë leximit të romanit të krijohet ndjesia sikur autori i ka vënë qëllim vetes që lartësimin e figurës së Gridës si grua, si nënë dhe më pas si mjeke, si bartëse e një misioni humanitar. Duke na zbuluar hap pas hapi natyrën e Gridës, autori na zbulon natyrën e gruas në përgjithësi, dhe atë të një intelektualeje së thjeshtë në veçanti, ashtu siç duhet të jetë në realitet një e tillë jo të idealizuar. Krijimtaria e autorit Skënder Braka që na vjen herë pas here me individualitetin e tij krijues, përbëhet nga një numër i konsiderueshëm veprash, si në prozë ashtu edhe në poezi, publiçistikë, tregime, novela dhe së fundmi me dy romane.

LAJMET MË TË VLERËSUARA