Botohet “Urat e Arbërit" e
Francesco Altimarit në Tiranë

Botohet “Urat e Arbërit" e<br />Francesco Altimarit në Tiranë
”Urat e Arbërit” e studiuesit të njohur arbëresh Francesco Altimarit është një vepër që dëshmon, jo vetëm dije të re, por dhe ekdotikë dhe epistemologji të re, mendësi të re.

Ai vjen tek lexuesi shqiptar i sotëm si një propozim për të ndryshuar mendje, për të parë përmes dritaresh interpretuese më në brendësi të botës arbëreshe, mbijetesës së italo-shqiptarëve (sipas emërtimit të E. Çabejt) dhe rolit të tyre për zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe të mendimit shqiptar. Kështu shkruhet njoftimi që bën shtëpia botuese “Naimi” me rastin e daljes së librit në dritën e botimit.

Libri sjell fakte interesante nga historia e popullit tonë. Studiuesi i njohur arbëresh Matteo Mandala e ka vlerësuar gjithmonë kolegun e tij Altimarin për studimet që ka bërë në fushën e kërkimeve historiko-kulturore në mjedisin arbëresh, sidomos ato mbi dinamikat dhe dukuritë, të cilat gjatë shek.

XVIII përcaktuan zhvillimin e identitetit arbëresh. “Merita e Altimarit është se përmes studimeve të tij ka vërtetuar se ideologjia albaniste, jo vetëm që zuri fill gjatë gjysmës së parë të shek. XVIII, por pati si vatër qytetin e Napolit, kryeqendrën e Mbretërisë së dy Sicilive, ku arbëreshët që vinin nga trevat e ndryshme të Italisë së Jugut takoheshin dhe shkëmbenin idetë duke promovuar atë stinë kulturore të papërsëritshme që do të krijonte lëvizjen romantike të Rilindjes.

Falë këtij impostimi të ri është bërë i mundur rindërtimi i marrëdhënieve përmes të cilave u krijua një simbiozë ideologjiko-kulturore mes dy brigjeve të Adriatikut, çka lejoi depërtimin në trevat ballkanike të temave, ideve dhe miteve që ushqyen kulturën politike nacionaliste të elitave intelektuale shqiptare", ka thënë kolegu i tij, studiuesi dhe albanologu Matteo Mandala.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve