Botohet në shqip romani
“Merimanga e Sarajevës” e Wilton

Botohet në shqip romani<br />“Merimanga e Sarajevës” e Wilton
Botohet romani “Merimanga e Sarajevës” e shkrimtarit të njohur anglez Robert Wilton, përkthyer në shqip nga Diana Çuli . Botimet Toena & Instituti i Librit dhe i Promocionit që sapo e kanë hedhur këtë libër në treg, pohojnë se romani bën fjalë për Europën e vitit 1914.

Ishte koha kur Fuqitë e Mëdha ishin në garë me njëra-tjetrën për rritjen e influencave të tyre të çdo lloji në botë, por sidomos në Ballkan.

Në faqet e këtij libri agjentët sekretë të këtyre vendeve veprojnë në terren, të kamufluar nën petkun e arkeologut, arkitektit, historianit apo sipërmarrësit dhe përpiqen me të gjitha mënyrat për të zbuluar lojën e kundërshtarëve.

Pikërisht në këtë periudhë, byroja e spiunazhit botëror, me emrin Drejtoria e Përgjithshme për Hetim dhe Shqyrtim e Britanisë së Madhe, merr përsipër të hetojë nga afër një problem kyç për atë vetë.

Burri i vjetër – njeriu që lëvizte në prapaskenë të gjitha fijet e agjenturës angleze të spiunazhit të asaj kohe – organizon misionin e katër agjentëve të tij në Ballkan dhe në vende të tjera të Europës.

Nëpërmjet këtij misioni përpiqet të kuptojë lojën e Merimangës – kundërshtarit të tij më të fortë dhe me ndikim të madh në Berlin, Vjenë dhe në Ballkan.

Por cili qe roli i agjenturave sekrete të Fuqive të Mëdha në këtë ngjarje, që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore?

Ç’fat i priste agjentët që vepruan në Ballkan në këtë periudhë?

Përmes historisë së tyre, autori do të na bëjë të përjetojmë një Shqipëri, Bosnjë, Serbi dhe Europë.

Robert Wilton është shkrimtar, përkthyes i poezisë shqipe në gjuhën angleze dhe bashkëthemelues i shoqatës bamirëse The Ideas Partnership në Kosovë.

Ka qenë këshilltar i kryeministrit të Kosovës në periudhën e luftës për pavarësi e më pas ka punuar si drejtor i Zyrës Ndërkombëtare të Monitorimit dhe të Këshillimit për Qeverinë e Kosovës.

Sot punon në Tiranë, në detyrën e zëvendësambasadorit të OSBE-së.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati