Botohet në Fletoren Zyrtare! Garancia e dytë sovrane me 3 kushte kryesore, bankat i kërkojnë kolateral biznesit për 40% të kredisë

Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për garancinë e dytë sovrane në vlerën e 150 milionë dollarëve, nga e cila do të mund të përfitojnë të gjithë bizneset e prekura nga masat e ndërmarra nga shteti për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ndryshe nga garancia e parë shteti tek e dytë del garant vetëm për 60% të kredisë, ndërsa pjesa tjetër i takon bankës dhe biznesit, dhe në këtë rast bankave të nivelit të dytë iu  lind e drejta për të kërkuar kolateral nga biznesi për 40% të kredisë që ata kërkojnë.

Biznesi që do të aplikojë për kredi nuk duhet të jetë në listën e subjekteve që kanë kredi me probleme të mëparshme, po ashtu huamarrësi nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara për 3 periudha tatimore njëkohësisht dhjetor 2019 dhe janar-shkurt 2020. Nga ky kriter përjashtohen tatimpaguesit të cilët kishin nënshkruar një marrëveshje me organet tatimore për pagesë me këste, apo edhe detyrimet e papaguara të të cilëve janë në proces apelimi në të gjitha shkallët. 

Kredia që do të merret nën këtë garanci sovrane nuk do të përdoret për asnjë veprimtari tjetër, apo likuidim të një kredie të mëparshme, por do të përdoret vetëm për rimëkëmbjen e aktivitetit të tij ekonomik.

Po ashtu ndryshe nga garancia e parë prej 11 miliardë lekësh, ku shteti mori përsipër normën e interesit, tek e dytë norma e interesit që do të aplikohet do të jetë 5%, ndërsa bizneset nuk do të paguajnë për 6 muaj këstet e kredisë pas aprovimit por vetëm normën e interesit.

Ndërkohë nga ana tjetër nuk do të jenë përfitues të garancisë së dytë sovrane të gjithë ata biznese që kanë marrë një hua nga garancia e parë.

Përveç kushteve të lartpërmendura banka do të bëjë edhe një vlerësim risku për gjendjen financiare të biznesit deri në muajin shkurt. Në rast se një biznes ka pasur vështirësi financiare deri në këtë periudhë rrezikon të s’kualifikohet automatikisht.

Vlera e kredisë së vendosur në dispozicion nga huadhënësi për huamarrësin në asnjë rast nuk do të jetë më e lartë se 300 milion lekë.

Po ashtu limiti i dytë është që asnjë bankë nuk do të japë kredi më shumë se 50% të vlerës së garancisë që ka në dispozicion, për huamarrës që kërkojnë më shumë se150 milionë lekë.

Ndërkohë për mospagimin e kredisë, Ministria e Financave do të shlyej pjesën e saj, ndërsa huadhënësit i lind e drejta të ndjekë të gjitha procedurat e rikuperimit të detyrimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe praktikat e sektorit bankar, për të gjithë shumën e detyrimit të Huamarrësit.

Ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi, pasi është botuar në fletoren zyrtare por do të bëhet funksional pasi të fillojnë aplikimet për marrjen e kredisë.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e garancisë së dytë sovrane)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes